Çifti shkon në Kallm për videoklipin e dasmës, atje përballen me diçka të pabesueshme (video)

Aug 21, 2017 | 14:25
SHPËRNDAJE

E paimagjinueshme ajo që ka ndodhur në Kallm të Durrësit.  Edhe kjo nuk ishte dëgjuar kurrë më parë. Del pronari i detit dhe kërkon para për filmimet.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur këto ditë kur një grup dasmorësh, bashkë me çiftin, kanë shkuar për të shkrepur disa foto dhe për të realizuar një klip në breg të detit si një kujtim të ditës më të bukur të jetës së tyre. Por kanë mbetur të befasuar, transmeton infoelbasani.al.

Një banor i këtij fshati nuk i ka lejuar duke pretenduar se bregu i detit ishte i tij dhe se për këtë ata duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme të hollash.  Kjo kërkesë absurde ka revoltuar dasmorët të cilët kanë debatuar me atë duke i kujtuar se deti ishte pronë e gjithë shqiptarëve.

Sipas dasmorëve, banorët në këtë vend kërkojnë nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra që çiftet të mund të bëjnë videoklip në breg të detit. Argumenti i sjellë prej tyre është: deti është pronë e jona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura