Çifti i “Big Brother” në prag të martesës, lidhja aspak normale e Teas me Kristin, që nisi pas dështimit në dashuri

Aug 14, 2018 | 17:49
SHPËRNDAJE

Nata e parë e “Festës së Birrës” në qytetin e Korçës ishte mbushur plot emocione. Mes mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e qytetit, ish-banori i “Big Brother”, Kristi Becka, i propozoi për martesë të dashurës së tij, Tea Zhuli. Kristi Becka dhe Tea u njohën brenda së njëjtës shtëpi të vëzhguar nga kamerat, pikërisht aty ku Kristi pa me sytë e tij çdo hap të lidhjes së saj me fituesin e atij edicioni, Vesel Kurtishajn.

kristi

Kristi u kujdes që këtë moment emocionues dhe të rëndësishëm për jetën e tyre ta bëjnë publik para shumë njerëzve në mes të qytetit të tyre të lindjes. Nga videot e siguruara nga “Express” vihej re entuziazmi i njerëzve në shesh si dhe emocionet që kanë mbërthyer Tean në skenën e “Festës së Birrës”. Qyteti ishte pushtuar nga drita e fishekzjarrëve, duke shtuar kështu më tepër atmosferën e krijuar. Kristi dhe Tea tashmë regjistrohen si të paktët çifte që vazhduan përtej “reality show” një marrëdhënie të bukur njerëzore, pas Ogrenit e Nedës, apo Danjelit dhe Fotinisë.

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/cifti-i-big-brother-ne-prag-te-marteses-lidhja-aspak-normale-e-teas-me-kristin-qe-nisi-pas-deshtimit-ne-dashuri/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura