Champions League, Skënderbeu sfidon fituesen e çiftit Crusaders-Levadia

Jun 22, 2015 | 13:31
SHPËRNDAJE


U hodh sot ora 12:00 në Nion të Zvicrës shorti për turet paraeliminatore të Ligës së Kampioneve. Kampionët në fuqi të Skënderbeut e nisin nga turi i dytë këtë aventurë Europiane. Ata e kanë nisur këtë here si favoritë pasi ishin në vazon e skuadrave pretendente për të kaluar më tej.

Në short korçarët mund të thuhet se kanë pasur fat pasi do të ndeshen me fituesen e ndeshjes së dytë në turin  parë, Crusaders-Levadia. Pikërisht nga kjo përballje do të dalë edhe skuadra që më pas do të ndeshet me ekipin e Mirel Josës.

Crusaders është ekipi kampion i Irlandës së Veriut, ndërsa Levadia kampionia e Estonisë. Crusaders është ekip që është shpallur 5 herë kampion në Irlandë. Prej vitit 2009, kjo skuadër ka marrë pjesë rregullisht në Europa League, por aty ka një bilanc shumë negativ, me 8 humbje në 12 ndeshje, ndërkohë që sukses të vetëm ka kualifikimin e vjetshëm, në turin e parë, kundër lituanezëve të Ekranasi.

Nga ana tjetër Levadia duket duket si favorite në letër për të qenë kundërshtari i Skënderbeut. Ata janë shpallur 9 herë kampion në Estoni. Në 24 ndeshje në Ligën e Kampioneve, Levadia ka arritur 7 fitore e 10 humbje, duke kaluar 4 herë një tur, por vetëm kaq dhe asgjë më shumë. Sfida mes Crusaders dhe Levadia do të luhet javën e ardhshme dhe një javë më vonë ndeshja e kthimit që përcakton zyrtarisht ekipin që kualifikohet. Ndeshja e parë e Skënderbeut me ekipin fitues të këtij çifti është parashikuar të luhet më 14 dhe 15 në Korçë, kurse ajo e kthimit më 21 dhe 22 korrik në transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura