Çfarë po ndodh? Pas 60 minutave me Bashën, Lu e Arvizu në zyrën e Metës

Apr 3, 2017 | 11:18
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ambasadori amerikan Donald Lu, i shoqeruar nga paraardhesi i tij ne kete detyre, Aleksander Arvizu ka takuar sot edhe kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi nisi pak pas ores 11:00, kur ata dolen nga zyra e kreytarit te PD Lulzim Basha dhe perfundoi ne oren 11:40.

meta-lu

TAKIMI ME BASHEN

Lëvizje ka edhe nga kampi i Partisë Demokratike, një ditë pas darkës 4 orëshe mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI Ilir Meta.

basha-donald-lu-1024x683

Ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar këtë mëngjes kryetarin e PD, Lulzim Basha. Mësohet se ai ishte i shoqeruar edhe nga paraardhësi i tij, Aleksander Arvizu.

Takimi i tyre u mbajt në selinë e PD, nisi rreth orës 10:00 dhe përfundoi pas 60 minutash.

Nuk dihet ende tema e diskutimit mes tyre, por vjen ne nje moment qe opozita e ka deklaruar qarte qe nuk do te futet ne zgjedhje dhe nderkohe pritet vendimi i mazhorances nese do te vazhdoje koalicioni per te dale bashke ne zgjedhje, apo do te mbyllet ketu, pak muaj para zgjedhjeve te 18 qershorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura