Çfarë po ndodh mes tyre? Modelja ruse shfaqet e veshur me fustan nusërie, Don Xhoni nuk i reziston dot dhe…

Oct 12, 2021 | 8:51
SHPËRNDAJE

Këngëtari Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, prej kohësh kanë ngritur dyshimet që janë në një lidhje dashurie, por veprimi i fundit i Arianës i ka habitur të gjithë fansat e tyre.

don xhoni (7)

Modelja seksi publikoi ditën e djeshme në llogarinë e saj në Instagram disa foto të vetes, në të cilat shfaqej e veshur me fustan të bardhë nusërie dhe mbante në kokë një vello të gjatë. Mes komenteve të shumta nuk kishte si të mungonte edhe ai i reperit, i cili i shkroi: “Dua të them thjesht wow”.

Ndërkohë, Ariana ia ktheu: “Don Xhoni, të pëlqen ky?”.

don xhoni (2)

Nuk dihet nëse mes tyre po ndodh diçka serioze, apo këto foto kanë të bëjnë thjesht me një set fotografik që modelja mund të ketë realizuar për shkak të profesionit të saj.

don xhoni (1)

Para disa ditësh, dyshja shkëmbeu disa komente dashurie me njëri-tjetrin në Instagram. Ariana kishte postuar një foto të vetes, krahas së cilës shkroi “Mrs Isufi”. Ndërkohë, Xhoni ia ktheu: “Babushka”. Komenti i radhës nga modelja ruse ishte: “Ti je jeta ime”.

don xhoni (3)

Pak javë më parë Ariana ndryshoi edhe mbiemrin e saj nga Lirey në Isufi (mbiemri i Don Xhonit, emri i vërtet i të cilit është Xhonatan Isufi), në një postim që bëri në Instastory. Ajo gjithashtu ka gdhendur në trup portretin e këngëtarit, të cilin Xhoni e ka cilësuar si “dhuratën më të mirë nga personi më i mirë”.

Në një postim tjetër në Instagram, Ariana publikoi një foto të tij, krahas së cilës shkroi “I preferuari i nënës”. Kanë qenë këto të gjitha detajet që kanë ngritur dyshimet se mes tyre mund të ketë një histori dashurie.

don xhoni

don xhoni (12) don xhoni (13) don xhoni (11) don xhoni (6) don xhoni (8) don xhoni (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura