“Çfarë m*tin dot?”- Zbardhen përgjimet dhe komunikimet në WhatsApp të Fredi Belerit! Pandeli Kokaveshi: Për dy vajzat duhet t’i çojmë në konsullatë, të kalojnë e të hidhet ‘maruli’

Apr 16, 2024 | 17:25
SHPËRNDAJE

 

Janë zbardhur përgjimet dhe komunikimet në WhatsApp me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin para se të arrestoheshin për blerje votash në Himarë.

fredi beleri

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup ËhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet.

Në dosje e siguruar nga Gazeta Panorama Online personat komunikojnë për marrjen e dokumenteve greke të disa qytetarëve, të cilët në këmbim do të japin votën për Fredi Belerin.

“Morëm iniciativën t’ju shtojmë në grupin aktual, sepse konsiderojmë se ndajmë të njëjtat ide dhe të një njëjtat shqetësime. Në rast se doni të na propozoni bashkëluftëtarë të cilët mund të shtojmë na dërgoni të dhënat e tyre me mesazh personal. Nëse rastis që nuk doni të merrni pjesë, ju lutemi shumë të na njoftoni me mesazh personal, në mënyrë që t’ju heqim nga grupi”, ka shkruar Beleri gjate nje komunikimi ne grup.

Pjesë nga dosja

Në orën 19:04:04 të datës 09.01.2023 i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri nga numri 355695399675 ka shkruar: “Morëm iniciativën t’ju shtojmë në grupin aktual, sepse konsiderojmë se ndajmë të njëjtat ide dhe të një njëjtat shqetësime. Në rast se doni të na propozoni bashkëluftëtarë të cilët mund të shtojmë na dërgoni të dhënat e tyre me mesazh personal. Nëse rastis që nuk doni të merrni pjesë, ju lutemi shumë të na njoftoni me mesazh personal, në mënyrë që t’ju heqim nga grupi.”

Në datën 16.01.2023 ora 16:40:12 i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri nga numri 355695399675 ka shkruar: “Mirëmbrëma të gjithëve dhe të gjithave. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhje lokale do të donim t’ju luteshim të na dërgoni numrat e telefonave dhe të dhënat e telekomunikimit me miq, shokë, të afërm ose njerëz me prejardhje nga cilido fshat i bashkisë Himarë, të cilët mund të na ndihmojnë në betejën tonë dhe që jetojnë tani ekskluzivisht në dy qytete: Në Tiranë dhe në Vlorë, pavarësisht nëse votojnë në Himarë ose jo. Himara je ti.” Pas këtij mesazhi, anëtarët e grupit fillojnë të dërgojnë emra dhe numra telefonash të personave të ndryshëm.

Nga këqyrja e komunikimeve të përkthyera nga gjuha greke të aplikacionit Whatsapp mes të pandehurit Pandeli Kokaveshit dhe përdoruesit të numrit 355697097510 (në përdorim nga i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri konfirmuar nga vetë ai në deklarimin e tij) i regjistruar në telefon me emrin Mpeleris Al, konstatohet komunikimi:

2/20/2023 11:45:13 AM: panteliskokavesis (oëner): (i dërgon foto të një karte qëndrimi të përherëshme Greke me foto dhe me emrin e shtetases Rozeta Guma e datëlindjes 06.10.1984, me datë lëshimi 08.12.2016 dhe datë skandence 05.11.2026.)

2/20/2023 4:57:52 PM: panteliskokavesis (oëner): Lika Ruçi the nëse janë gati dosjet, për dy vajzat duhet t’i marrim e t’i çojmë në konsullatë, të kalojnë e të hidhet maruli (maruli quhet sallata jeshile, ndoshta nënkuptohet paraja)

2/20/2023 5:04:47 PM, Incoming call from Mpeleris Al

2/20/2023 5:06:40 PM: panteliskokavesis (oëner): Je bërë shumë i bukur.

2/20/2023 5:43:17 PM: Mpeleris Al: Çfarë mu..n do?

2/20/2023 5:43:27 PM: Mpeleris Al: Nuk kuptoj

2/20/2023 5:43:36 PM: Missed call from Mpeleris

2/20/2023 5:44:31 PM: panteliskokavesis (oëner): Të tërhiqesh nga budallallëqet e tua. Dhe ato që thua mbaji për vete.

2/20/2023 5:47:56 PM: Mpeleris Al: Akoma nuk kupton se çfarë shkruan?

2/20/2023 5:48:21 PM: Mpeleris Al: Dhe këmbëngul.

Lidhur me komunikimin e mësipërm, janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasit Rozeta Guma dhe Vasil Guma, të cilët kanë pranuar faktin se kanë biseduar me të pandehurin Pandeliun në lidhje me dokumentat e shtetësisë greke të Rozetës, në mënyre që të pyeste ai vetë ndonjë avokat të njohur të tij nëse kishte ndryshim të ligjit për nënshtetësinë greke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura