Çfarë duhet të dini për gripin sezonal, ja disa këshilla që s’duhen neglizhuar

Jan 15, 2022 | 11:06
SHPËRNDAJE

Siç konfirmuan edhe ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, në vendin tonë aktualisht përveç mutacioneve të Covid-19 po qarkullon edhe virusi i gripit.

Ja çfarë duhet të dini për gripin stinor sipas asaj që këshillon Instituti i Shëndetit Publik.

Informacion për gripin stinor

Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se infeksionet akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin, paraqiten në ngritje dhe aktiviteti i gripit paraqitet me intensitet mesatar.

Si në vendet Europiane dhe të rajonit edhe në vendin tonë mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1. Janë rreth 11 mijë raste në javë me infeksione respiratore. Situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.

gripi-ishp

Disa këshilla si të mbrohemi nga i ftohti. Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi?

– Lani duart rregullisht

– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme

– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz

– Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.

– Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini.

Kur jeni të sëmurë:

– Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.

– Konsumoni ushqime të ngrohta

– Pini sa më shumë lëngje

– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.

A/H1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk: Punonjësit shëndetësor, fëmijët, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura