Çfarë do të ndodhë me Princ Harry-n dhe Meghan Markle pas muajit mars? Qeveria kanadeze merr vendimin për çiftin mbretëror

Feb 28, 2020 | 16:23
SHPËRNDAJE

Zyrtarët kanadezë nuk do ofrojnë më siguri për Princ Harry-n dhe Meghan Markle pas muajit mars.

Vendimi u mor nga qeveria kanadeze të enjten.

Ministri i Sigurisë Publike, Bill Bler tha për CBC se do ndërpresin sigurimin e çiftit mbretëror dhe djalit të tyre 9 muajsh Archie.

Kjo do ndodhë në momentin që Duka dhe Dukesha e Sussex  do humbin titujt e tyre pas vendosjes së tërheqjes nga familja mbretërore.

Policia kanadeze ka siguruar jetën e çiftit përgjatë muajve të fundit, pasi ata u zhvendosën për të jetuar atje, por me vendimin e qeverisë kjo gjë nuk do u ofrohet më.

Meghan dhe Princ Harry do fillojnë kapitullin e ri të jetës së tyre më 31 mars, periudhë kur do mbarojë edhe sigurimi nga ana e qeverisë kanadeze.

Çifti tronditi botën muajin e kaluar kur njoftuan planet e tyre për t’u larguar nga familja mbretërore dhe për të jetuar të pavarur financiarisht.

Ata do jetojë në Britaninë e Madhe dhe në Amerikën e Veriut.

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura