Çështja “Vollga”, Shullazi flet për lidhjen e tij me Ylvi Beqajn: Ja ç’më kërkoi kur më erdhi në shtëpi

Dec 28, 2017 | 23:10
SHPËRNDAJE

Emiljano Shullazi ka pranuar të flasë sot në Gjykatën e krimeve të Rënda për lidhjen e tij me biznesmenin Ylvi Beqaj për të cilën akuzohet se e ka kërcënuar për ish “Vollgën”.

shullazi-seance

“Ylvi Beqajn e kam pasur komshi por nuk e mbaja mend. Një tjetër komshi që jetonte në Gjermani më njohu me të në vitin 2011, për ta ndihmuar me disa probleme”, ka thënë përpara trupit gjykues Shullazi, shkruan ‘Panorama’.

Po ashtu gazetari i “Panorama” bën me dije se Shullazi ka thënë se Beqaj i ka kërkuar ndërmjetësim për me palën tjetër në gjyq për ish Hotel Vollgën.

“Më erdhi tek shtëpia dhe më tha: Dua të më ndihmosh duke më shpjeguar se Vollgën e kishte një arab që kishte vdekur. Kishim kontratë që do më jepte 1 milionë e 400 mijë euro nëse do të shiste Hotel Vollgën,” ka deklaruar Shullazi.

Emiljani Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra penale, të kryera në periudhën 2014-2016. Më konkretisht për:

  1. “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi           Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku
  2. Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule
  3. “Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku
  4. “Grup i strukturuar kriminal”
  5. “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura