“Çështja e Belerit është elektorale, e Goros korruptive”- Boçi: Duhej të hetohej dhe konflikti i interesit për Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj

Mar 28, 2024 | 23:03
SHPËRNDAJE

 

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka komentuar arrestimin e ish-kryetarit në detyrë të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, duke thënë se është bërë për korrupsion, ndryshe nga rati i Fredi Belerit, për të cilin thotë se është çështje politike.

boci

I ftuar në studion e ‘Open’, ai tha arrestimi i Goros është një kalkulim politik për të shkëputur çështjen e investitorëve strategjikë nga korrupsioni i Goros dhe për të përmbyllur si shpërdorim detyre.

Ndër të tjera, Boçi tha se hetimi duhej të ishte më i gjerë dhe të përfshinte dhe konfliktin e interesit të ish-ministres Olta Xhaçka me bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

“Çështja Beleri është elektorale, ndërsa ajo e Goros është korruptive. Për të arritur te Goro duhet të ndiqej një rrugë tjetër, jo kallëzimi i zotit Beleri. Hetimi duhet të kishte nxjerrë edhe falsifikimin e pronës, pra mënyrën si u mor investimi, duhet të hetohej konflikti i interesit për ministren Xhaçka dhe bashkëshortin e saj. Goro ka qenë i vetëdijshëm në mënyrën si ka vepruar. Hetimi duhet të ishte më i gjerë. Goron e detyron ligji. Nëse futemi te pjesa e Goros, ishte një kalkulim politik për të shkëputur çështjen e investitorëve strategjikë nga korrupsioni i Goros dhe për të përmbyllur si shpërdorim detyre.

Nëse ka një aferë, ajo është mënyra e sjelljes së kryeministrit, kreut të bashkisë në raport me pronat e Himarës. Rasti i Gaçit nuk është i pari, është Pëllumb Gjoka dhe raste të tjera. Ky duhet të ishte hetimi i SPAK dhe brenda tij të ishin edhe Xhaçka dhe Gaçi. Vendosja e paraleleve mes Belerit dhe Goros më duket absurditet. Është çështje elektorale ajo e Belerit, jo nacionalizmi. Edhe e Goros nuk është çështje nacionalizmi, por korruptive”, tha Boçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura