Çelja e fushatës që faktoi fundin e Ramës

Mar 26, 2021 | 9:10
SHPËRNDAJE

KLEVIS BALLIU

Klevis Balliu

U çel zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Por më shumë sesa u pa fillimi i fushatës, u pa rezultati i zgjedhjeve.

Te qeveria me figura të vjetruara, me pensionistë të dashuruar pas Enverit, dukeshin të ngrysur dhe të rreshtuar në radhë, si radhët e komunizmit për tollonat e djathit.

Nga ana tjetër, në sheshin “Nënë Tereza”, kumbonte uragani blu i ndryshimit, mbushur me entuziazëm, me energji, me fuqi dhe me një rini, e cila sillte freskinë e nevojshme të ndryshimit, që tashmë është bërë jetike për mbrojtjen e vendit nga virusi, i cili vrau ekonominë dhe shpresën e shqiptarëve, virusi “CoRama”.

Teksa nga ana tjetër Kryeministri në ikje vidhte vrer, Kryeministri i ardhshëm paraqiste antibiotikun për sëmundjen ekonomike që ka pllakosur vendin.

Alternativë, program, energji dhe shpresë ishte ajo çka prodhoi manifestimi i Partisë Demokratike ditën e djeshme. U pa qartë diferenca midis atij që sot i lodhur dhe pa justifikime për dështimet e tij vidhte vrer dhe Lulzim Bashën që kumbonte liri, demokraci dhe mbi të gjitha një plan për të dalë nga kriza e thellë.

Dje u vulos fundi i Edi Ramës dhe Rilindja e Diktaturës mori mesazhin se janë të pashpresë dhe këtë e treguan fytyrat e ngrysura të rilindësve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura