CAS ende nuk ka vendosur, por media spanjolle publikon “listën e zezë” të UEFA-s. Mes tyre edhe Skënderbeu

Jun 9, 2018 | 19:41
SHPËRNDAJE

E përditshmja prestigjoze spanjolle, “Mundo Deportivo”, i ka kushtuar një artikull të gjithë ekipeve që nuk do të marrin pjesë këtë vit në kompeticionet europiane, edhe pse e kanë fituar këtë të drejtë në kampionatet e tyre respektive.

Skenderbeu

Mes 8 ekipeve që nxjerr gazeta spanjolle, është edhe Skënderbeu, e cila shënohet se është përjashtuar për trukime, edhe pse CAS-i nuk ka dhënë ende vendimin për këtë rast. Ashtu si Skënderbeu, është dënuar edhe klubi Shirak në Armeni, ndërsa klube të tjera janë përjashtuar për mosmarrjen e licencës për ndeshjet europiane.

Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura