“Burrë jam edhe unë për fat të keq”/ Rama në aktivitetin me infermiere: Imagjinoni për një moment këtu sikur të ngeleshin vetëm ca kokrra….

May 12, 2021 | 19:05
SHPËRNDAJE

Gjatë një aktiviteti me infermierë, kryeministri Edi Rama tha se ky shërbim në vendin tonë ishte themeluar nga gratë dhe se po nga ato ishte zhvilluar ndër vite.

ramama

Gjatë fjalës përmbyllës, ai përfitoi të bënte edhe batuta, duke theksuar se “me gjithë respektin për burrat, burrë jam edhe unë për fat të keq”.

Rama: Shërbimi infermerior i Shqipërisë, është themeluar në kulmin e luftës së gripit spanjoll. Gjëja që më shkaktoi buzëqeshje është se është themeluar nga gratë dhe pastaj më thoni mua se pa gratë burrat shqiptarë do t’i kishte marrë lumi. Imagjinoni për një moment këtu sikur të ngeleshin vetëm ca kokrra burra. Imagjinoni sikur të thoshit juve se nuk merreni me këtë unë. Më pas, edhe në luftën kundër malaries dhe kolerës, përsëri flitet për gratë dhe faktikisht, edhe sot që flasim me gjithë respektin për burrat, burrë jam edhe unë për fat të keq, dua ta mbyll duke u shprehur respekt të veçantë të gjitha grave dhe vajzave që janë këtu. Priteni kur të shihni në lajme, Edi Rama: Nuk dua të jem burrë!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura