Britney Spears kërkon largimin e babait të saj nga kujdestaria! Ja personi që këngëtarja dëshiron ta zëvendësojë atë

Jul 27, 2021 | 17:30
SHPËRNDAJE

Britney Spears dëshiron që një llogaritar i certifikuar nga Los Anxhelos të zëvendësojë babanë e saj si bashkë-konservator të pasurisë që ka, sipas regjistrimeve të reja në gjykatë.

britney-spears-getty

Spears po i kërkon një gjykatësi të miratojë Jason Rubin për të mbikëqyrur financat e saj, gjë që do ta lejonte atë të menaxhonte gjithashtu kujdesin e saj shëndetësor, raporton “Page Six”.

jamie-spears-2

Znj. Spears parashtron me respekt se Gjykata duhet të emërojë të nominuarin e saj, është një preferncë inteligjente dhe objektive për të nominuar një person të kualifikuar, profesionalisht i besuar në këto rrethana.

Për më tepër, znj. Spears pohon me respekt se duke pasur parasysh njohjen e Gjykatës më 14 korrik 2021, duke dëgjuar se znj. Spears ka kapacitet të mjaftueshëm për të zgjedhur avokatin e saj ligjor, ajo gjithashtu ka kapacitet të mjaftueshëm për të bërë këtë nominim”,- thuhet në kërkesën e dërguar në gjykatë.

britney spears (3)

Në një regjistrim të veçantë të hënën, avokati i saj, Matt Rosengaft, i kërkoi një gjykatësi të largonte babanë e këngëtares, James Spears, si bashkë-konservator të caktuar nga gjykata, në krye të pasurisë miliona dollarëshe të vajzës së tij.

britney spears

Britney vetëm pak kohë më parë fitoi të drejtën për një avokat privat, Rosengart, i cili u zotua të ndihmojë klienten e tij.

britney spears

Si rezultat i kësaj kërkese nga ana e këngëtares, një tjetër seancë gjyqësore do të mbahet më 13 dhjetor.

britney spears (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura