Britania vendos sanksione ndaj nënkryetarit të Listës Serbe dhe dy biznesmenëve

Dec 9, 2022 | 11:32
SHPËRNDAJE

Britania e Madhe, si pjesë e masave të saj globale kundër korrupsionit, vendosi sanksione për Zvonko Veselinoviçin, Milan Radoiçiçin dhe Slobodan Teshiçin.

milan radoivic

Milan Radojçiç, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, thuhet se “ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit”.

“Zvonko Veselinoviç, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë, shfrytëzon kontratat publike për të përvetësuar fondet shtetërore”, thuhet në shpjegim.

“Slobodan Teshiç, një tregtar i njohur armësh nga Serbia, akuzohet për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”, thuhet në shpjegim./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura