Breshëri plumbash ndaj “rivalit” në dashuri, arrestohet shqiptari në Itali

Jun 25, 2018 | 15:21
SHPËRNDAJE

Një shqiptar, në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën Castelfranco Veneto nga efektivët e policisë së Trevisos.

Në pranga është vënë K.K., 30 vjeç, raportojnë mediat lokale. Sipas të njëjtave burime 30-vjeccari akuzohet se në vitin 2011 ka qenë në qendër të një hetimi, i akuzuar se ishte pjesë e një grupi zjarri dhe në një rrugë në komunën Fano, ka tentuar të vrasë me armë zjarri rivalin në dashuri të një miku të tijin (nga Europa Lindore).polizia-10-2I

30-vjeçari bashkë me mikun e tij lanë një takim me kundërshtarin e tyre, një 45-vjeçar italian, ndaj të cilit shkarkuan një breshëri mitralozi, megjithatë italiani nuk u lëndua nga plumbat. Gjatë këtyre viteve në kërkim, shqiptari ishte zhvendosur në Castelfranco Veneto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura