Brad Pitt me sy të nxirë në skenë, ja çfarë i ka ndodhur aktorit seksi (FOTO)

Apr 28, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Çfarë i ka ndodhur Brad Pitt-it? Më 25 prill, aktori mori pjesë në një ngjarje bamirësie të organizuar në Teatrin “Pantages” në Hollywood, por shokoi kur u shfaq me një sy të nxirë.

Brad Pitt

Sipas “Il Giornale” këtë herë shenja nuk ka të bëjë me ndonjë zënke, por Pitt ishte viktimë e një incidenti të “parëndësishëm”.

Ja si ai e shpjegoi: “Kjo ndodh kur ngjit shkallë në errësirë me duart e zëna dhe këpucët e gabuara”, tha ai, duke folur në skenë.

Për ta shoqëruar nuk ishte gruaja e tij Angelina Jolie, e cila ndoshta kishte qëndruar në shtëpi me fëmijët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura