Braçe sulmon përsëri Dukën: Nuk është sharlatan Panuçi, por varrmihës Duka

SHPËRNDAJE

Deputeti Erion Braçe sulmon përsëri Dukën. Tashmë, kjo deklaratë në rrjetet sociale vjen për humbjen e Shqipërisë me kombëtaren e Kosovës. Ajo që do të quhej “vëllazërore” ka prodhuar shumë debat pas ndeshjes. Deputeti socialist, shkon më tej duke e etiketuar Dukën si fajtorin kryesor të humbjen. Ja reagimi i plotë:

brace-duka

NUK ESHTE SHARLATAN PANUCI, POR VARRMIHES DUKA!

Armand Duka zgjodhi nje leter publike per tu pergjigjur, gjithkujt.

Nuk shau nga motra kend, sic beri ne diten e tij me te mire-fill pas kualifikimit te Shqiperise ne Evropianin e shkuar, kunder tifozeve ne Sheshin Nene Tereza.

Jo! Zgjodhi te bej “babain e Kombit”; Te na flase per Kosoven e zyrtarizuar, endren e madhe, per kombin ne vitrinen nderkombetare!

Ne fakt Armand Duka nuk eshte ky; eshte ish presidenti qe vijon te sillet si president i FSHF dhe, per kete shkak dua apo nuk dua une, eshte pergjegjes per futbollin-gjithe futbollin, ate qe luhet nga femijet tek Kombetarja, ne kete vend.
Pra, Armand Duka duhet te fliste per futbollin, futbollin shqiptar.

Dikush i tha te fliste per Kombin, per ti ikur futbollit te tij.

Pooo, me duhet ta pranoj, ky qe kemi eshte futbolli i tij. Thelbesisht i ndryshem nga futbolli i lire, i ri, i mireorganizuar, serioz, konkurues, argetues, i vertete i Kosoves. Pikerisht ky futboll mundi futbollin e Armand Dukes te marten ne mbremje.

NA MUNDI TALENTI QE BURON NGA LIRIA, KULTIVOHET E RRITET NGA SERIOZITETI, KONKURENCA, GARA E MERITA DHE JO NGA MENAXHERET RRETH E RROTULL PRESIDENTIT!

Kjo u fsheh. Sistemi kriminal qe Armando Duka i ka imponuar futbollit ne Shqiperi eshte kufizues, i kontrolluar dhe kurre i lire, nuk ka lidhje me meriten sportive, konkurencen e garen, talentin, pasionin, punen e perkushtimin ne to; Nga femijet deri tek kombetaret eshte keshtu, kontrolluar dhe diktuar nga njerezit e Sistemit Duka.

Kjo eshte diferenca qe u pa ne fushe; Kosova ishte e re, plot talent e pasion, argetuese, e shpejte, e bukur per tu pare madje deri dashuruar me te, FITUESE per kete! Shqiperia ishte ….. njesoj si Armand Duka.

Kthehuni e shiheni njehere, ishte koplet si ai, obeze me namin e te madhit e pa fryme si ai duhanpiresi kronik! Por nuk eshte vetem kaq! Domethene nuk mbaron ketu. Gjithe sa me lart ka demtuar pa fund futbollin ne kete vend; por nuk eshte kaq.

Nga cdo ane me shkruajne per; Shqiperine qe luajti per tu mundur, pra e luajti ndeshjen per tu mundur thelle madje! Per mua arsyet jane tek thelbi me lart, por nuk eshte hera e pare qe me duhet te lexoj, degjoj e te dyshoj tek “ndeshjet e luajtura per tu mundur”! Nuk eshte hera e pare-po e perseris, madje ka ndodhur me ndeshjet e kombetareve te vogla deri tek femrat ne kombetare. Dhe …… nuk mbaron!!

UEFA duhet te na ndricoje  sic ka bere keto tre-kater vitet e fundit dhe jo vetem per kete ndeshje.

Nese ka ndodhur kjo, njesoj sic ne futbollin vendas, ne ato garat e shpifura, te pandershme e te paracaktuara qe konsumohen ne menyre te turpshme cdo jave ne kete vend, duke vrare futbollin e merites e ushqyer futbollin e Armand Dukes, atehere po ju them se cdo gje ka vdekur! Ne kete rast, sharlatani nuk eshte Panuci, por varrmihesi eshte Duka.

Ish president, eshte e thjeshte te shash Panucin, vecanerisht per njerez qe shohin futboll nje here ne dy vite, eshte akoma me e lehte; Fare fare e lehte kur rretheqarku i Dukes, e kthen ne shenjester fill pas nje ndeshjeje si produkt i ketij futbolli apo te luajtur per tu mundur.

Por, degjoje edhe nje here Panucin pas ndeshjes. Revolta e tij foli shume per kedo qe do te degjoje, per thelbin po aq sa per dyshimet! Sulmi mbi te i njeriut te Dukes, ai qe na ka ushqyer me magjine e Armandinjos dhe suksesin e Sistemit te tij, i vuri vulen!

Muhabet vule eshte katandisur ne fakt!

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.