“Bombat nga Donbasi të mos përfundojnë në Ballkan”- Rama: Këto luftërat që fillojnë si stuhi në gotë mund të kthehen në…

Aug 1, 2022 | 11:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij spanjoll foli edhe për luftën në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan. Sipas tij, me qëllim që lufta mos të shtrihet deri në rajonin tonë duhet insistuar në mekanizma që ndërtojnë paqen.

Rama u shpreh se “ka vetëm një rrugë për fëmijët tanë, që është të garantojmë që bombat nga Donbasi mos përfundojnë këtu në Ballkan”.

“Pikërisht se Rusia ka një potencial përshkallëzimi se mund të çoje deri në një luftë këtu në Ballkan ne duhet të jemi të vendosur dhe në rrugën e forcimit të lidhjeve që ndërtojmë paqen. Kjo është jo një arsye për të kaluar në prehrin joshës, por fatal të nacionalizmave dhe të qëndrimeve luftënxitëse, por është një arsye për të insistuar tek mekanizmat e ndërtimit të paqes.

Si mund ne ta bindim Spanjën që të pranojnë të fusin në nato një vend që nuk e njohin, përvese duke shtyrë një proces që njohja të vijë nga dialogu mes Serbisë dhe Kosovës dhe Kosovës e Serbisë.

E imagjinonin dot që Rusia deri dje ishte në partneritetin për paqe të NATO, e dini që Serbia është në partneritetin për paqe të NAto-s dhe a e  kuptoni që Kosovësn nuk e futim dot në partneritetin e paqes për të njëjtën arsye. Ama futja në NATO është vizion strategjik. Kurse këto luftërat që fillojnë si stuhi në gotë dhe mund të kthehen në luftëra ballkanike nuk janë vizion strategjik, por janë  dritëshkurtësi nacional folkolorike.

Une besoj tek Ballkani i Hapur, tek fuqia e njerëzve kur ulen rreth një tryeze edhe kur janë pozicione të kundërta me njëri tjetrin.

Asgjë nuk vjen nga qëndrimi në distancë dhe qëndrimi me kurriz përveçse mos kuptimi i tjetrit. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. Aq sa qeveria e Kosovës kanë 100% të drejtë për të zbatuar marrëveshjen, aq edhe konfirmoj bindjen time se ka vetëm një rrugë për fëmijët tanë që duhet ta ndërtojmë ne, që është të garantojmë që bombat nga Donbasi mos përfundojnë këtu në Ballkan”, u shpreh Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura