Blushi reagon ndaj Ramës: Fushatë për të mos bërë zgjedhje në PS

Feb 7, 2016 | 7:08
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Ben Blushi ka reaguar ditën e sotme për takimin që kryeministri Rama zhvilloi në Durrës. Sipas tij, i cili kandidon në Kongresin e PS-së për kreun e kësaj partie, Rama ka nisur fushatën për të mos bërë zgjedhje për kryetar të PS-së.

Ben Blushi, deputet i PS-së
Ben Blushi, deputet i PS-së

Blushi e cilësoi qesharak, të mjerë dhe të vjetër Ramën, i cili sipas tij flet për refugjatët në Gjermani dhe nuk u thotë socialistëve se kanë të drejtë të votojnë në Kongres.

Reagimi i Blushit

Pashe Edi Ramen ne Durres dhe per hir te se vertetes nuk mu dhimbs, por me beri per te qeshur. Nuk mu dhimbs sepse pervec frikes se vet asgje nuk e detyron te duket kaq qesharak, kaq i mjere dhe kaq i vjeter.

Socialisteve te thirrur ne Durres u foli edhe per krizen e refugjateve ne Gjermani edhe per standardin e Standart and Poor edhe per numrin e varfer te vrasjeve, por serish nuk u tha nese kane apo jo te drejte te votojne per kryetarin e partise se tyre.

Fakti qe ata nuk pyeten nese do kete zgjedhje nuk deshmon dobesine e tyre dhe une i mirekuptoj.

Ata nuk ishin thirrur ne nje mbledhje partije por ne nje teater dhe teater ku spektatoret flasin nuk ka dhe nuk mund te kete.

Takimi I Durresit sot, i Beratit dje dhe neser i Elbasanit, Korces apo Shkodres nuk ishte nje takim, ishte fushate kunder nje njeriu.

Edi Rama detyroi bashkine e Durresit te mbushte Pallatin e Sportit me karrige dhe me nenpunes ne fushaten e Edi Rames per te mos bere zgjedhje ne Partine Socialiste.

Per fatkeqesine e vet Edi Rama sot eshte kandidati me unik ne bote. Ky eshte edhe me i cuditshem se kandidati i romanit tim i cili fitoi zgjedhjet pasi kishte vdekur por jo per fajin e tij, sepse ai nuk vdiq me deshire.

Edi Rama eshte edhe me keq se kaq, sepse duke qene shendoshe e mire, eshte pergjegjes per vendimet e veta.

Ky kandidat po ben fushate per te mos u zgjedhur. A ka njeri ne bote qe del ne fushate per te bindur njerezit se nuk duhet te zgjidhet?A ka kandidat qe kandidon per te mos kandiduar?

Fatkeqesisht ka nje. Ky quhet Edi Rama.Eshte shqiptar. Eshte kryeministri i Shqiperise.Do hyje ne manualet e historise politike te botes si njeriu qe beri fushate per te mos u votuar. Ai ka dale neper Shqiperi dhe i thote socialisteve:mos votoni. Kush do te votoje nuk mund te votoje.

Une dua ta shpetoj nga kjo shaka me te cilen po lidh emrin dhe fatin e vet.

Mjafton ti njoftoje publikisht takimet ku shkon dhe do shkoj ne cdo qytet dhe cdo fshat.Nuk dua te rri ulur, por do rri ne kembe.

Ai le te shpejgoje se pse nuk do te votohet dhe une do shpjegoj se pse dua te votohem.

Eshte kaq e thjeshte.

Meqe kam bere disa eksperimente artistike me njerez reale, te cilet I kam kthyer ne personazhe librash, dua tia heq friken paraprakisht.

Nuk do ta bej personazh, por do ta bej kandidat.

Do ta ftoj ne zgjedhje.

Ne fund te kesaj fushate Edi Rama nuk do fitoje statusin e personazhit tim, por sigurisht do fitoje dinjitetin e kandidatit perballe meje.

Per mua eshte koha per zgjedhje per Edi Ramen eshte koha per guxim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura