Blerjet online/ Qeveria takson mallrat me vlerë mbi 22 €, ja sa do paguani tani

Jul 27, 2016 | 20:16
SHPËRNDAJE

Ulet pragu per blerjet online nga interneti dhe mallrat per perdorim personal qe dergohet me poste nga jashte vendit.Qeveria gjate nje mbledhje

Qeveria miratoi vendimin per uljen e pragut te pataksueshem ne masen 22 euro per blerjet online dhe 45 euro per dergesat personale me poste.

Vendimin e meparshem nga TVSH dhe taksa doganore perjashtoheshin blerjet dhe dergesat deri ne 150 euro.

Pas këtij ndryshimi, çdo person që bën një blerje online me vlerë më shumë se 22 euro do t’i duhet të paguajë 20% tatim mbi vlerën e shtuar si dhe një tarifë doganore në varësi të origjinës së mallit.

Për shembull për një blerje me vlerë 50 euro, do të duhet të paguani 10 euro TVSH plus taksën doganore për mallin.

Vendimi

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.919, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË LIGJIT NR.102/2014, DATË 31.7.2014, “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, 10, 40 deri 42, 47, 119, pika 7, 149, 150 deri 152, 153, pikat 1, 2 e 3, 154, 161 deri 168, 169, 174, 175, 176, 177, 184 e 188, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në kreun 2, “Përjashtimi nga detyrimet e importit”, seksioni 5, “Dërgesat me vlerë të papërfillshme”, të vendimit nr.919, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, neni 116, “Mallra me vlerë të papërfillshme”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 116

Mallra me vlerë të papërfillshme

  1. Në përputhje me nenin 117, çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit.
  1. Për qëllime të pikës 1, mallra me vlerë të papërfillshme janë:
  1. a)  mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;
  2. b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.”.
  1. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura