Blendi Fevziu: Pse koalicioni Rama-Meta po shkon drejt divorcit

Jan 14, 2016 | 19:41
SHPËRNDAJE

Gazetari Blendi Fevziu ka shkruar një opinion në faqen e tij, “Opinion.al” për funksionimin e koalicionit qeveritar në vend.

FevziuKy shkrim vjen në një kohë kur LSI po kërkon ndryshime në draftin e mazhorancës mbi reformën në Drejtësi.

Sipas Fevziut, koalicioni Rama-Meta ka kohë që nuk funksionon dhe se reformat që kanë ndërmarrë janë thuajse të dështuara.

Koalicioni që u ngrit mes sherresh për të përmbushur reformat e domosdoshme, nuk ka arritur të përmbushë asnjë prej tyre.

Dhe për këtë mosfunksionim reformash, PS-ja akuzon LSI-në e korruptuar dhe kjo e fundit bën të kundërtën.

Sipas Fevziut, Rama dhe Meta kanë humbur kredibilitetin, si te qytetarët ashtu edhe te njëri-tjetrit. Por ai shpjegon se përse ende nuk po prishte koalicioni.

Në një rrethanë tjetër kjo qeveri do ishte prishur dhe vendi do kishte shkuar në zgjedhje. Por Rama dhe Meta, nuk po kanë kurajën ta thonë të vërtetën në sy.

Janë bërë si një çift që e ka konsumuar jetën bashkëshortore, që shkon çdo javë në gjykatë dhe atje përpara gjykatësit vendos të mendohet edhe një herë. Edhe pse e di që pas këtij sherri të fashitur përkohësisht, do vijë sherri tjetër.

Siç po ndodh me këtë koalicion që u ngjiz si i tillë dhe me gjasë i tillë do mbetet…”, shkruan Fevziu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura