Biznesi çon taksat vendore në Kushtetuese, Neranxi: Do ta fitojmë betejën

Jul 20, 2016 | 11:17
SHPËRNDAJE

Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe të Tregut ka renditur një sërë argumentesh në kërkesë – padinë që i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për  të shfuqizuar disa shtesa dhe ndryshime  në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, e cila është pranuar të shqyrtohet.

Nikollaq Neranxi
Nikollaq Neranxi

Pjesa më e madhe e argumenteve lidhet me gjenden që ka krijuar te biznesi zbatimi i këtyre ndryshimeve.  (Kujtojmë këtu shumë fishimin e taksës për zënien e hapësirës,  dyfishimin e taksa e pastrimit, si dhe vendosjen e taksës së re të përkohshme të infrastrukturës në arsim, që biznesi e pagoi për çdo NIPT sekondar).

Shoqata në kërkesë- padinë e saj argumenton se : “Rritja e taksave vendore është jo vetëm dispropocionale, por vjen në kundërshtim të hapur me parimin e aftësisë paguese, i cili shprehet në mënyrë implicite në nenin 155 të Kushtetutës. Në këtë mënyrë bazuar në parimet makro ekonomike si dhe paketat fiskale, niveli i taksave duhet ti përshtatet dhe ti përafrohet sa me shume treguesve të zhvillimit të vendit. Nëse ne masën prej 95% te treguesve makro ekonomik kemi rënie te ndjeshme, nuk mund të rritet niveli i tatim taksave”.

Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar palës ankimuese që të vërë në dispozicion brenda datës 9 shtator 2016 një koment me shkrim nëse do të ketë argumente shtesë për kërkesën e paraqitur.

 

Ja argumentet e shprehura në kërkesë – padi

OBJEKTI:

Shfuqizimi i ligjit nr. 142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për

sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

 

BAZA LIGJORE:

Nenet 11, 17, 41, 84, 117, 118, 131/a, 134, pikat 1/f, 2 dhe 155 të Kushtetutës së Republikës së

Shqipërisë; neni 1 i Protokollit nr.1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr. 8577, datë

10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

 

I.Rrethanat e cështjes

1.Në vitin 2015 Kuvendi i Republikës sëShqipërisë miratoi ligjin nr. 142/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 963, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar (këtu e në vijim: ligji nr. 142/2015) . Ky ligj është miratuar në datën 17.12.2015 dhe është botuar në Fletoren zyrtare nr. 252, datë 22 Janar 2016. Sipas nenit 18 të këtij ligji, ligjvënësi për hyrjen në fuqi të ligjit nuk ka ndjekur përcaktimin klasik atë të afatit minimal prej 15 ditësh, por ka parashikuar një datë konkrete, e cila përkon me datën 1 janar të vitit 2016.

 

II.Pretendimet përpara Gjykatës Kushtetuese

A) Lidhur me legjitmimin

2. Shoqata për Mbrojtjen e Tregëtarëve dhe të Tregut (këtu e në vijim: Shoqata) legjitimohet për të kërkuarshfuqizimin e ligjitobjekt kërkimi pasi ajo (Shoqata) është një subjekt juridik, me 12 anëtarë themelues, e regjistruar me vendimin nr.162, datë 06.02.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Anëtarët e shoqatës janë tregtarë të vegjël ose të mëdhenj, me shumicë ose pakicë, pronarët e restoranteve, kafeneve, klubeve dhe të gjithë fshatarët që tregtojnë dhe shesin prodhimet e tyre në treg.Sipas statutit të shoqatës, qëllimi i krijimit të saj është mbrojtja e interesave të tregtarëve nga segmente sfiduese të ekonomisë së tregut, për realizimin me sukses të qëllimi të biznesit të tyre, duke u specializuar vazhdimisht në njohjen, përdorimin e teknikës dhe konjukturave të ekonomisë së tregut, për t’i shpëtuar konkurrencës dhe falimentimit. Shoqata ka për qëllim të ndërhyjë pranë organeve shtetërore për të siguruar ekuilibrat e tregut, si dhe të mbrojë interesat ligjore të tregtarëve vendas ose të huaj kur ato shkelen nga organet tatimore ose të tjera si dhe përfaqësimin në gjykime që kanë lidhje me to. Fakti qëligji objekt kërkese përcakton nivele të reja për taksat vendore të cilat aplikohen edhe mbi biznesin e vogël, përbën dhe lidhjen me interesin edrejtpërdrejtë që Shoqata ka në paraqitjen e kërkesës para Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin e kushtetutshërisë së këtij ligji.

3. Po ashtu Shoqata legjitimohet ratione temporis pasi kërkesa është paraqiturbrenda afatit 3 vjecar të parashikuar në nenin 50 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

 

B)Për themelin e cështjes

4. Ligji objekt kërkese është nxjerrë në shkelje të dispozitave Kushtetuese, që lidhen me hyrjen në fuqi të ligjeve në tërësi dhe atyre financiarenë mënyrë përjashtimore, si dhe me aspekte të tjera thelbësore, konkretizuar në cënimin e normave të mëposhtme kushtetuese:

 

5.1.1 Për hyrjen në fuqi të ligjit

5.1.2 Gjykata Kushtetuese në vendimmarje të mëparshme është shprehur se gjatë ushtrimit të kontrollit të kushtetutshmërisë, vlerëson përmbajtjen, formën, procedurën e miratimit, shpalljen dhe hyrjen në fuqi të ligjeve e të akteve normative (shih vendimin nr.10/2014 të Gjykatës Kushtetuese). Për rrjedhojë, argumentet vijuese janë plotësisht në diskrecionin gjykimor e vendimmarrës të saj. Në këtë kuptim, gjatëprocedures së hyrjes në fuqi të ligjit objekt kërkimi janëshkelur nenet 84,117 dhe 155 të Kushtetutës. Konkretisht, në nenin18 tëligjit të kundërshtuar parashikohet se:“ Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në datën 1 janar 2016”. Ndërkohë në nenin 84, paragrafi 3 i Kushtetutës parashikohet se: “Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare.” Në mënyrë kumulative me këtë rregullim të përgjithshëm i cili impon afatin minimal prej 15 ditësh për hyrjen në fuqi të ligjeve, neni 155 i Kushtetutës, përcakton një klauzolë imperative, duke parashikuar në mënyrë eksplicite se “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombetare e vendore, lehtesimi ose perjashtimi prej tyre i kategorive te caktuara te paguesve, si dhe menyra e mbledhjes se tyre caktohen me ligj. Ne keto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.

5.1.3 Referuar cështjes konkrete, rezulton se ligji objekt kërkimi është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datën 17.12.2015, nga ana tjetër Presidenti i Republikës nuk e ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese të përcaktuar në nenin 84/1 e në këtë mënyrë ligji është konsideruar i shpallur (në heshtje) sipas nenit 85/1 të Kushtetutës. Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 252, datë 22 janar 2016, pra 21 ditë pas datës së parashikuar për hyrjen në fuqi të ligjit, cka do të thotëse në këtë rast janë shkelur haptazi dhe pasnjë ekuivok të dy rregullimet kushtetuese si nëdrejtim tërespektimit të afatit minimal prej 15 ditësh ashtu edhe për faktin se ligjit në këtë rast i është dhënë fuqi prapavepruese.

5.1.4 Por në fakt ciliështë roli dhe efektet e botimit zyrtar. Sipas Nenit 117 të Kushtetutës ligjet dhe aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave dhe të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare, dhe sa u takon ligjeve jo më pak se 15 ditë nga dita e publikimit të tyre në Fletoren Zyrtare (Kushtetuta, Neni 84/3). Botimi i Fletoreve Zyrtare administrohet nga Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ).

5.1.5 Botimi i ligjeve në Fletoren Zyrtare ka dy funksione. Së pari, ajo i bën ligjet dhe aktet e nxjerra në zbatim të tyre të detyrueshme dhe taksative dhe, së dyti, i bën këto ligje të njohura për administratën dhe qytetarët. Prandaj botimi në Fletoren Zyrtare është një kusht paraprak që dispozitat legjislative të prodhojnë efekte juridike.

5.1.6 Vetëm në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare (Kushtetuta, Neni 84/4).

5.1.7 Në konkluzion,është evident fakti se nuk ndodhemi përballë asnjë situate të jashtëzakonshme që të hamendësojmë apo të justifikojmë veprimet e cdo strukture të ngarkuar me përgjegjësitë e botimit të akteve, për rrjedhojë është e qartë se hyrja në fuqi e ligjit të kundërshtuar bie ndesh me nenet 84, 117 dhe 155 të Kushtetutës. Për rrjedhojë, ligji nr. 142/2015 duhet të shfuqizohet në tërësinë e tij pasi efektet juridike të prodhuara prej tij bazohen në një procedurë të ndjekur haptazi në kundërshtim me Kushtetutën

5.2 Për shkeljen e neneve 11, 41, 17 të Kushtetutës

5.2.1 Pavarësisht sa më sipër, dispozitat e ligjit objekt kundërshtimi bien ndesh me nenet 11, 41/1 dhe 17 të Kushtetutës si dhe nenin 1 të Protokollit nr.1 të KEDNJ-së, duke sjellë një gjendje antikushtetushmërie edhe në aspektin material të dispozitave ligjore të kundërshtuara. Rritja e nivelit të taksave pa u marrë në konsideratë treguesit makro-ekonomik sjell rritjen e mungesës së likujditeteve për subjektet tatim paguese. Si një proces zinxhir, rritja e mungesës së likujditeteve, ka efekte nga Biznesi i Vogël pa TVSH, te Biznesi i Vogël me TVSH, te Biznesi i Madh, te Biznesi VIP dhe anasjelltas. Pra rritja e nivelit të taksave dhe tatimeve me ndikim vetëm në një nga llojet e subjekteve të sipërcituara, ka ndikim të menjëhershëm te subjektet e lidhura dhe simotra. Referuar treguesit te Qendrës Kombetare të Rregjistrimit Tiranë, kemi një frenim të kërkesave për rregjistrim si person fizik dhe si person juridik, kjo nga Janar 2016 deri Mars 2016. Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015, tremujori i parë i vitit 2016 shënon një frenim të kërkesës për regjistrim biznesi i cili në mars 2016 është – 1.24%, nga +3.24%, në 2015. Pra është evident fakti se nisma për sipërmarrje të reja shënon një ulje drastike vetëm në tremujorin e parë, c’kanë këtë rast përkthehet në frenim të iniciativës së lirëpër të ushtruar një aktivitet tregëtar.

5.2.2 Gjithashtu, referuar treguesve të Bankës së Shqipërisë, kemi një ulje të ndjeshme të kërkesës së biznesit për kreditim:

Monedha Dhjetor 2013 Dhjetor 2014 Dhjetor 2015 Ndryshimi
Leke 394,660,000 404,514,000 388,783,000 15,731,000
Euro 31,784,000 39,589,000 38,423,000 1,166,000
USD 216,840,000 210,780,000 195,888,000 14,892,000

Sic shikohet nëtëdhënat e mësipërme, në të gjithë llojet e monedhave, kemi një ulje të ndjeshme të kërkesës për kreditim dhe në këto kushte një rritje e nivelit të taksave dhe tarifave vendore, pa sondazhe dhe studim tregu do përkeqësonte treguesit financiar të biznesit, me efekt direkt negative në ekonomi.

5.2.3 Gjithashtu, ligji i kundërshtuar bie ndesh me nenin 41 të Kushtetutës si dhe nenin 1 të Protokollit nr.1 të KEDNJ-së. Nivelet e reja të taksave vendore në thelb çojnë në pakësim të pasurisë në kundërshtim me përcaktimin e pikës 4 të nenit 41 të Kushtetutës duke sjellë kufizim të së drejtës së pronës. Edhe pse dispozitat ligjore në fushën e tatim taksave kanë si synim kryesor vjeljen e detyrimeve të subjekteve, rritja në një masë të tillë e nivelit të taksave nuk mund të ketë asnjë interes të përligjur. Nenet e kundërshtuara cenojnë thelbin e të drejtave të taksapaguesve për të gëzuar qetësisht pasurinë e tyre. Paragrafi i dytë i nenit 1 të Protokollit nr.1 të KEDNJ-së  i jep të drejtë shtetit të nxjerrë ligje që i gjykon të domosdoshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm, ose për të siguruar pagimin e taksave apo të kontributeve të tjera, por një e drejtë e tillë nuk është e pakufizuar dhe shteti nuk mund të shkojë përtej kufijve të caktuar të interesit të përgjithshëm nga i cili udhëhiqet për të ndërhyrë në pronën dhe të drejtat e individëve.

5.2.4    Për sa më sipër është qartazi e dukshme se përmbajtja e dispozitave të ligjit të kundërshtuar e kufizon iniciativën e lire dhe të drejtën e pronës. Pra, në rastin konkret jemi përpara cenimit të këtyre të drejtave që shkaktohet nga norma ligjore. Çështja që shtrohet si pretendim nga ana jonë lidhet me faktin se ky kufizim i të drejtave është bërë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në nenin 17/1 të Kushtetutës. Ky nen parashikon se “kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë”. Në këtë mënyrë, pajtueshmëria e masës kufizuese të marrë nga ligjvënësi me ekzistencën e nevojës së kufizimit duhet të verifikohet në aspektin e kushteve të vendosura në nenin 17 të Kushtetutës.  Kushti i parë është ekzistenca e “interesit publik”. Një kusht tjetër që duhet të respektojë ligjvënësi në vendosjen e kufizimit është që ky kufizim të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë, çka e imponon ligjvënësin të evidentojë nevojën reale të ndërhyrjes në të drejtat individuale në një situatë konkrete. Mjetet e zgjedhura duhet të jenë të përshtatshme për realizimin e synimeve që ndiqen dhe përdorimi i tyre të jetë i domosdoshëm, që do të thotë se synimi nuk mund të arrihet me mjete të tjera. Domosdoshmëria ka të bëjë, gjithashtu, edhe me përdorimin e mjeteve më pak kufizuese për subjektet që u cenohen të drejtat dhe liritë. Respektimi i këtyre kushteve kërkon një analizë të kujdesshme në çdo rast konkret, duke ballafaquar interesin publik që dikton kufizimin me ato të drejta që i nënshtrohen kufizimit, si dhe duke vlerësuar edhe mënyrën e kufizimit(shih vendimet nr. 25, datë 28.04.2014; nr. 4, datë 23.02.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

5.2.5    Interesi publik në rastin konkret është vjelja e taksave dhe tarifave. Për të realizuar këtë qëllim ligjvënësi, në përpërmjet dispozitave objekt shqyrtimi ka kufizuar iniciativën e lire dhe të drejtën e pronës. Në një rast të ngjashëm, Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se nuk vihet në dyshim që grumbullimi efektiv i detyrimeve që shtetasit kanë kundrejt shtetit përbën një interes të ligjshëm publik, më se të mjaftueshëm për të justifikuar kufizime të të drejtave të shtetasve, por me kusht që ato të jenë në përputhje me nenin 17 të Kushtetutës. Një ndërhyrje shtetërore, e cila kufizon të drejta të ligjshme të shtetasve, mund të ndërmerret kur është e domosdoshme dhe nuk ekziston asnjë rrugë tjetër për të mundësuar arritjen e interesave publikë. Ndërhyrja në asnjë rast nuk mund të cenojë thelbin e së drejtës dhe duhet të jetë në përputhje të plotë me situatën që ka diktuar hartimin e normës kufizuese. Para së gjithash, mjeti i përdorur duhet të jetë efikas, në mënyrë që të mos kemi një cenim a mohim të të drejtave të individëve pa u arritur realizimi i interesit publik, në funksion të së cilit është hartuar norma juridike. Mjeti duhet të jetë i tillë që të shmangë, sa më shumë të jetë e mundur, kufizimet e të drejtave të individëve në raport me rezultatet që kërkohen të arrihen. Ky konkretizim i parimit të proporcionalitetit detyron ligjvënësin që në çdo rast të vërë në balancë përfitimet publike në raport me cenimin e të drejtave të individëve, duke pasur si kufizim logjik dhe juridik të përfitimeve publike, thelbin e së drejtës së individëve (shih vendimin nr. 18, datë 23.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese).

5.2.6    Referuar ceshtjes konkrete rezultojnë këto fakte lidhur me rritjen e nivelit të taksave. Kështu nëpërmjet nenit 8 të ligjit, është shtuar si kategori e re “taksa mbi truallin”, ndërkohë në nenin 9 parashikohet rritja e kategorive minimale të“taksës  për ndërtesën” e cila është rritur nga 1.4 deri 6.2 here me nje mesatare prej 3 here me shume. Rritja e takses per zerin “Toke bujqesore” ka pesuar nje rritje prej 1.38 deri 1.42 here me një mesatare prej 1.4 herë me shumë. Gjithashtu, në mënyrëkrahasimore analitike, rezulton se rritja e takses per zerin “Fjetje ne hotel”, e parashikuar në nenin13 të ligjit, ka pesuar nje rritje nga 2.3 deri 2.8 here me nje mesatare prej 2.6 here me shume. Në nenin 14, parashikohet parashikohet një kategori e re takes si dhe dyfishim i kufijëve për taksën e ndikimit në infrastrukturë në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit.

5.2.7    Duke analizua treguesit e mësipërm, në raport me tregues të rritjes ekonomike, treguesit makro të publikuar nga INSTAT si dhe treguesve të papunësisë rezulton se rritja e ketyre taksave eshte disproporcionale me të gjithë këta tregues. Konkretisht nëse analizojme treguesit e rritjes ekonomike, rezulton se nga tremujori i I-re i vitit 2015 ne ate te IV- ka nje rritje ekonomike me 0.44 %. Niveli i rritjes ekonomike per vitin 2015 eshte:

 

Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Ndryshimi
2.00% 2.52% 2.54% 2.98% 0.44%

 

Në këtë kuptim, kemi nje rritje ekonomike me 0.44% dhe nje rritje ne nivel taksash nga 1.4 deri 3 here më shumë.

5.2.8    Referuar treguesve makro sipas publikimeve te INSTAT dhe Bankes se Shqipersie, rritja e pages dhe e pensioneve eshte ne nivelin 0, e cila paraqitet:  

Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Ndryshimi
0% 0% 0% 0% 0%

 

Referuar ketij treguesi, rezulton se nuk ka rritje ne paga dhe pensione por nga ana tjetër kemi rritje të nivelit te taksave nga 1.4 deri 3 here

5.2.9 Referuar treguesit të papunesise, kjo shifër ka ardhur ne rritje nga një tremujor nëtjetrin i cili paraqitet:           

 

Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Ndryshimi
17.3% 17.3% 17.5% 17.7% 0.20%

 

Sa më sipër kemi nje rritje papunesie me 0.20% dhe nga ana tjetër rritja e nivelit te taksave nga 1.4 deri 3 here.

5.3 Në këtë mënyrë, referuar standarteve të mëispërme kushtetuese të cilat zbërthejnë parimin e propocionaliteit, analiza tregon se rritja e taksave vendore është jo vetëm dispropocionale por vjen në kundërshtim të hapur me parimin e aftësisë paguese, i cili shprehet në mënyrë implicite në nenin 155 të Kushtetutës. Në këtë mënyrë bazuar nëparimet makro ekonomike si dhe paketat fiskale, niveli i taksave duhet ti përshtatet dhe ti perafrohet sa me shume treguesve të zhvillimit të vendit. Nese ne masën prej 95% te treguesve makro ekonomik kemi renie te ndjeshme, nuk mund te rritet niveli i tatim taksave.

5.4 Per më tepër, bazuar ne te dhenat e INSTAT, Prodhim i Brendshem Bruto (PBP) ka ndikim ne te gjithe treguesit makro ekonomik, ndikimi i cili paraqitet:

 

VSHB* Taksat Subvencionet PBB* Ndryshimi
0.49 1.75 -33.78 0.77 0.28

 

Sa me siper, ndikimi i PBB është 0.28 ndërsa rritja e nivelit te taksave nga 1.4 deri 3 here, do beje qe papunesia te rritet me 0.80%.

5.5 Për sa më sipër, dispozitat e ligjit të kundërshtuar cenojnë parimin e proporcionalitetit të parashikuar në nenin17 të Kushtetutës për shkak se rritja e nivelit të taksave vendore nuk shoqërohet me nevojën për kufizimin e garancive kushtetuese kjo për faktin se asnjë e dhënë apo studim i kryer nuk tregon ndonjë lidhje të qenësishme dhe të drejtë midis masave të marra dhe rezultateve të dëshiruara. Për më tepër nuk ka asnjë balancim midis interesit që synohet të mbrohet dhe të drejtave të subjekteve që u kufizohen ato.

5.6 Në kushtet e mësipërme ligjvënësi duhe të garantonte të drejtat kushtetuese të pretenduara si të shkelura, së paku duke aplikuar rezervën ligjore relative, të parashikuar në nenin 155, si dhe kriteret për nxjerrjen e akteve nënligjore, të sanksionuara në nenin 118. Kështu, sipas ligjit në fuqi për taksat vendore përcaktimi i taksave vendore iështë deleguar pushtetit vendor por sigurisht brenda kritereve të përcaktuar në ligj. Në cështjen konkrete rezulton se ligjvënësi nuk ka vendosur asnjë kriter për miratimin e taksave të reja të cilat do të frenonin pushtetin vendor për të përcaktuar me vendim të Këshillit Bashkiaknë mënyrë të menjëhershme nivelin maksimal të përcaktur nga ligjvënësi ndërkohë hapsira midis niveleve të cakuara në ligj krijon mundësinë për të aplikuar nivelet e taksave të reja në mënyrë graduale dhe propoziconale me zhvillimin ekonomik.

5.7 Në referim të faktit se ky rrezik është bërë tashmëkonkret, ju sjellim në vëmendje Vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës nr. 59, datë 30.12.20015 ku për cdo taksë apo tarifë vendore janë aplikuar nivelet makismale tëniveleve respektivetë parashikuara në ligj. Kjo tregon qartë rrezikun actual që efektet negative të këtij ligji janë konkrete, madje në mënyrë paradoksale pushteti vendor në këtë rast me një vendim të kundërligjshëm i ka parparirë edhe vetë hyrjes në fuqi të ligjit ndryshues për taksat vendore. Në këto kushte,nëse ky ligj do të mbetet në fuqi prodhimi i efekteve negative do të jetë/është i menjërshëm dhe me pasoja të pariparueshme. Për rrjedhojë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, kërkojmë pezullimin e ligjit pasi në rastin konkret përmbushen kushtet e imponuara nga neni 45 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese.

Në konkluzion, kërkojmë shfuqizmin e ligjit nr. 142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe pezullimin e zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura