Bizneset që kanë humbur fjalëkalimin, procedurat për një të ri

Feb 23, 2018 | 8:41
SHPËRNDAJE

Bizneset që humbin fjalëkalimin për marrë shërbimet online të tatimeve nëpërmjet një procedurë të posaçme mund të pajisen më një të ri. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e ka unifikuar procedurën, e cila është e vlefshme për të gjitha drejtoritë rajonale.

Sipas tatimeve “Rivendosje Fjalëkalimi për tatimpaguesit e regjistruar” u vjen në ndihmë qytetareve dhe bizneseve, me qëllim rivendosjen e fjalëkalimit për aksesimin e sistemit tatimet  e mia (e-filing). Çdo tatimpagues i regjistruar më parë, ka të drejtë të kërkojë rivendosjen e fjalëkalimit. Ky shërbim përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret në momentet e humbjes së fjalëkalimit ose dyshimit për vjedhje të tij.

Taksa-tatime-4-800

Dokumentet që duhen:

1-Dokument identifikimi

2- Autorizim (nëse kërkesa nuk paraqitet nga administratori

Hapat e procedurës:

1- Dorëzim i kërkesës me shkrim pranë punonjësit te Shërbimit te Tatimpaguesit.

2- Hapet çështje në sistem nga punonjësi i Shërbimit të Tatimpaguesit për Ndryshim Fjalëkalimi të Tatimpaguesit prezent në sportel (ose personit të autorizuar prej tij).

3-  Gjenerohet automatikisht nga sistemi një fjalëkalim i ri, i cili përmban numra dhe shkronja.

4-Printohet fleta me fjalëkalimin e ri, dhe i jepet tatimpaguesit.

5-Afati i ofrimit të shërbimit: Menjëherë.

6- Autoriteti përgjegjës: Drejtoria Rajonale Tatimore.

 

Udhëzimi i tatimeve, procedurat se si mund t’iu njihet fatura elektronike

Miratimi dhe lëshimi e faturave kompjuterike iu ofrohet si shërbim tatimpaguesve si një lehtësi në veprimtarinë e tyre të përditshme, duke ju mundësuar gjenerimin e faturave tatimore të shitjes në format elektronik, me numër serial unik dhe të papërsëritshëm, të printuara nga sistemi i tij i regjistrimeve, ne transaksionet e tyre të biznesit.

  1. Kërkesa shkresore
  2. 2. Deklarata ose  vërtetimi   i gjendjes aktuale të tatimpaguesit  ne të cilin tregohet se sistemi i tij i regjistrimeve është 1 kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial unik dhe të papërsëritshëm për cdo transaksion

3- Modeli i faturës sipas elementeve të parashikuar në Nenin 101 të ligjit 92/2014.

4- Ekstrakt i QKB

5-Verifikimi i situatës aktuale të tatimpaguesit në sistem.

Hapat e procedurës:

–  Dorëzohet kërkesa me shkrim pranë DPT .

–  Punonjësi përgjegjës verifikon situatën e tatimpaguesit, në sistemin elektronik të administratës  tatimore, lidhur me regjistrimin deklarimin dhe statusin e tatimpaguesit.

– Hartohet autorizimi sipas formatit te miratuar.

– Dërgohet me poste, sipas adresës se vendosur  nga tatimpaguesi,  dhe për dijeni Drejtorisë

– Rajonale Tatimore që ka në administrim tatimpaguesin .

– Afati i ofrimit të shërbimit: Brenda 10 ditëve kalendarike .

– Autoriteti përgjegjës: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura