Berluskoni dhe “ëndrra” Ronaldo te Monza: Po largohet nga Junajtid? Lum si ai!

Aug 14, 2022 | 18:04
SHPËRNDAJE

Monza e ka nisur me humbje debutimin e saj në Serinë A pasi në natën e të shtunës u mposht nga Torino me shifrat 1-2. Një humbje të cilën e ka ndjekur nga shkallët e stadiumit edhe presidenti i këtij klubi, Silvio Berluskoni.

berluskoni ronaldo

Ky i fundit është ndalur me gazetarët në mbyllje të sfidës duke komentuar jo vetëm këtë debutim, por edhe objektivat e klubit apo edhe ëndrrat e merkatos, me mediat italiane që kanë përmendur edhe emrin e Kristiano Ronaldos.

“Do të na duhet pak kokë, jemi munduar që të përforcojmë skuadrën. Shpresojmë që të mos bëjmë figurë të keqe dhe të renditemi disa shkallë më lart zonës së rënies. Kemi bërë 13 blerje dhe jam unë ai që i paguaj. Po tentonim një goditje të madhe por nuk ia dolëm.

Kristiano Ronaldo po largohet nga Mançester Junajtid? Lum si ai. Por ne nuk kemi menduar kurrë për të, këta lojtarë shumë të mëdhenj nuk vijnë te një skuadër e sapongjitur”, pranoi Berluskoni.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura