“Berisha vazhdon thirrjet për dhunë” Deputetja e PD publikon videon: Më 8 janar demokratët e braktisën, tashmë ai është e shkuara

Jan 17, 2022 | 15:13
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka vazhduar sërish me denoncimet dhe publikimet e videove, që tregojnë dhunën e ushtruar në 8 janar në selinë e PD. Me anë të një postimi deputetja dhe  zëdhënësja Ina Zhupa thotë se Berisha vazhdon thirrjet për dhunë, duke theksuar se ai tashmë është vetëm koka e një pakice të dhunshme.

“Thirrjet e vazhdueshme të Berishës për dhunë nuk përfaqësojnë demokratët. Shumica dërrmuese e demokratëve refuzoi ftesën e tij për gjakderdhje në 8 janar, duke e braktisur atë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Partinë Demokratike për interesa personale.

Për demokratët Berisha është e shkuara, koka e një pakice të dhunshme që nuk ka më vend në Partinë Demokratike”, shkruan Ina Zhupa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura