Berisha, socialistëve: Ejani me ne drejt fitores.
Edi Rama, një ëndërr e keqe e së shkuarës

Jun 13, 2013 | 19:57
SHPËRNDAJE

Berisha gjate nje mitingu ne Tirane

Kryeministri Sali Berisha u ndal në Njësinë Nr.7 në Tiranë, ku ftoi të gjithë socialistët që ti bashkohen PD-së me 23 qershor, ndërsa Ramën e cilësoi një ëndërr të keqe të së shkuarës.

“Sundimtarin e 11 viteve në Tirana tani le ta shpallim një ëndërr te keqe e të shkuarës së saj. Le ta lëmë piktorin e dështuar në fatin e dështimit të tij. Njeriu që iu udhëhoqi nga disfata në disfata nuk meriton të ndiqet më , ejani me ne, të ecim drejt fitores, të ecim drejt së ardhmes.”- iu drejtua Berisha, socialisteve te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.

Duke i cilësuar këto zgjedhje si të një rëndësie vendimtare për zhvillimin e vendit, Berisha u ndal tek projektet e mëdha, që sipas tij, do të hapin shumë vende pune.

“Dy parqe të mëdha industriale po ndërtohen, 30 mijë qytetarë do të punësohen vetëm në këto dy parqe. Çdo pasuri do ta shndërrojmë në vlerë për ju. Shqipëria është në prag të projekteve gjigante. Kanë nisur punimet Kaskada e Devollit, me 1 miliardë dollarë investime, këto ditë nga Kaspiku vijnë lajmet më të mira, gjithçka po shkon drejt TAPit, ku Shqipëria do të jenë një vend shumë i rëndësishëm kalimi”- tha kreu i qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura