“Berisha është shokuar nga insistimi i Lu-së për reformën në Drejtësi”

May 6, 2016 | 12:09
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në profilin e tij në “Facebook” fjalën e ambasadorit amerikan, Donald Lu për reformën në Drejtësi.

berisha-luLu tha se do të digjej çdo udhëheqës politik që e zvarrit reformën në drejtësi. Për Ngjelën, Meta dhe Berisha janë dy politikanët që nuk e duan këtë rformë.

Megjithatë, avokati thekson se Rama dhe Meta e kanë pranuar linjën amerikane dhe se vetëm Berisha është gjendur i shokuar.

“Dje politika amerikane dhe europiano-perëndimore doli hapur në mbështetje të shqiptarëve dhe kundër korrupsionit. Berisha ù gjend i shokuar. Rama plotësisht dhe Meta (deri diku ) pranuan linjën amerikane të purifikimit shqiptar antikorrupsion me anë të instalimit të një pushtetit gjyqësor dinjitoz, që duhet të jetë me drejtësinë shqiptare dhe për drejtësinë e shqiptarëve”, shkruan Ngjela.

“Por Saliu ù mbyll në “bunkerin ” e tij bashkë me taborin abuzues. Ende nuk po dinë si të veprojnë. 5000 ushtarët rezultuan të ishin shurdhmemecë dhe duket se revolucioni i vjedhësve të shtetit nuk doli dot në akt. Sepse “Çeçoja nxori biçakun”, vijon ai më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura