Eros Grezda ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit. Teksa vajza të ndryshme tentojnë të marrin famë duke përmendur emrin e tij, futbollisti më në fund ka gjetur dashurinë.
Vetë ai ka publikuar një foto të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Biondja në foto është pikërisht Ajsel Abazi. Biondja bukuroshe është kushërira e një tjetër personazhi të famshëm dhe pikërisht e Almeda Abazit.
Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re.
Por teksa ai po shijon këtë dashuri të re, një modele në Tiranë ka thënë se futbollisti i ka shkruar.
Erjola Doci u shpreh se sportisti i kishte shkruar në rrjetet sociale, por më pas e kishte fshirë këtë mesazh.
Nevina ShtylLa ka vendosur të ftojë publikisht futbollistin e Kombëtares së Futbollit, Eros Grezda, në një përballje me Erjola Docin. Kjo e fundit njihet për deklaratat e saj të bujshme dhe këtë herë ka “piketuar” futbollistin.
Sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.
“E di si është puna, rezultoi frikacak. Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3- 4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”! tha ajo në “E diell” teksa shtoi: “Bëhu burrë!”
Kështu, moderatorja e ka ftuar Erosin në emision. Përmes një postimi në “Instagram”, ajo shkruan: “Eros po ta bëj publikisht ftesën për në emision ta sqarojmë njëherë e mirë këtë punë”.
Ndërkohë, nga futbollisti nuk ka ende përgjigje. Vlen të theksohet se Eros dhe Nevina janë përfolur për një lidhje vite më parë. Shkak u bënë shoqërimet e tyre dhe komentet në rrjetet sociale. Megjithatë, ata sqaruan se nuk ka asgjë përtej shoqërisë.
Kujtojmë që ylli i futbollit prej gati 1 viti ishte i lidhur me modelen Oriola Marashi. Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Gjatë një interviste për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.
“Lidhjen që kam pasur, nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.
Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhënie, futbollisti deklaroi: “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është spontane”.
E duket se kjo periudhë ka përfunduar për futbollistin dhe tani po shijon historinë e re të dashurisë.