BE, 92.9 mln euro për Shqipërinë në vitin 2017

Dec 15, 2016 | 9:43
SHPËRNDAJE

Shqipëria pret të dëgjojë verdiktin final ( Paketa e Dhjetorit) të Këshillit të Europës gjatë ditës së sotme sa i përket hapjes së negociatave. Nuk ka asnjë surprizë sepse mesazhi u artikulua qartë dy ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

bruksel-640x480

Nuk ka një datë të saktë sepse kushti kryesor është Reforma në Drejtësi. Shqipëria duhet të japë rezultate të prekshme dhe prova për zbatimin e Reformës në Drejtësi, si edhe pesë prioritetet e tjera që janë vendosur.

Në vitin 2017 Bashkimi Europian do t’i japë Shqipërisë 92.9 milionë euro. Pjesa e ‘luanit’ do t’i takojë përgatitjeve të reformave për anëtarësimin në BE, kryesisht qeverisjes e demokracisë, por edhe sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut. Një tjetër sektor të pritet të përfitojë nga fondet e BE-së gjatë vitit të ardhshëm do të jetë edhe bujqësia si dhe zhvillimi rural, me rreth 18 milionë euro. Këto janë fonde që disbursohen nga programi IPA II ( asistenca paraanëtarësimit). Periudha e parë e këtij programi përfshin vitet 2014-2017, ndërsa e dyta 2017 – 2020. Bashkimi Europian përmes këtij programi financon kryesisht projekte që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkufitar, ku Shqipëria merr pjesë në tre prej tyre.

Nga zbatimi i programit IPA I, u vu re se Shqipëria duhet të përmirësonte një sërë aspektesh si aftësimin e burimeve njerëzore dhe shtimin e numrit të tyre që duhet të angazhohen në këto projekte; duhet të garantonte një koordinim më të mirë mes institucioneve qendrore dhe lokale në mënyrë që këto fonde të shkonin aty ku e kishin destinacionin; si dhe të përmirësohej infrastruktura ndërtimore.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura