Batuta për Enverin në Kuvend, Fino: Ai ka bërë punë të mira

Sep 10, 2015 | 8:38
SHPËRNDAJE

Mbledhja e parë e Komisionit të Ligjeve në sesionin e 5-të parlamentar është shoqëruar me një debat jo tipik mes deputetëve ligjvënës. Ajo ç’ka ndryshoi rrjedhën e një diskutimi të mërzitshëm teknik, ishte deklarata e deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja.

Deputeti i PS, Ulsi Manja (majtas) Dje gjate mbledhjes se komisionit te Ligjeve
Deputeti i PS, Ulsi Manja (majtas) Dje gjate mbledhjes se komisionit te Ligjeve
Me profesion jurist, Manja bëri dje disa deklarata ndryshe nga kolegët e së majtës gjatë shqyrtimit të projektligjit për ndërtimin e ujësjellësve në zonat rurale. Sipas deputetit të PS-së, gjenerata e re politike dhe ekzekutivi duhet t’u rikthehen sistemeve të ujitjes që ishin deri në vitin 1992.

Sipas tij, në kohën e Enver Hoxhës shqiptarët kishin 10-fish më shumë ujë, ndërsa bujqësia e vendit renditej e treta apo e katërta në Europë për nga zhvillimi.

Qëndrimet e deputetit Maja janë shoqëruar me të qeshura në sallë, si nga kolegët e të majtës dhe ata të djathtës, por askush nuk e ka ndërprerë të vazhdojë idenë e tij…


manja 1
manja 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura