Bateristi i grupit “The Animals”, John Steel; Si lindi hiti “The House of The Rising sun”

Jun 22, 2022 | 13:01
SHPËRNDAJE

The Animals, banda e famshme britanike e viteve ’60, u njohën sa hap e mbyll sytë nga e gjithë bota në vitin 1964 kur publikuan hitin “The House of The Rising Sun”, që edhe sot mbahet si një nga këngët me klasike të rokut botëror. Por, si e kujton John Steel, bateristi i “The Animals”, sot 81 vjeçar, suksesin e parë të bandës në një periudhë kur roku british po pushtonte globin.

ecae1beb-1463-4ded-920a-8338b556d1db

Ai ndodhet në Tiranë këto ditë, për të performuar në koncertin që do të mbahet sot në mbrëmje në Amfiteatrin e Liqenit dhe ka biseduar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj e ka pyetur bateristin e grupit “The Animals” mbi detaje si u formua banda dhe çfarë suksesi solli hiti i tyre i parë.

“Kur ishim adoleshentë në vitet ’50, na dukej sikur gjithçka që vinte nga Amerika na frymëzonte: muzika, filmat, librat dhe befas në vitin 1964 kënga jonë “The House of The Rising Sun” u rendit numri 1 në Amerikë. Fluturuam në Neë York për të promovuar albumin, këngën dhe nisëm turin. Kur arritëm në aeroport, një turmë me adoleshentë amerikanë na prisnin. Kënga sapo kishte dalë, ishte promovuar shumë shpejt dhe teksa udhëtonim për në Manhatan disa motorrë dhe makina sportive britanike na shoqëronin në rrugë, kurse ne pyesnim veten: “Çfarë po ndodh këtu?!” Ishte diçka e mrekullueshme!”, kujton Steel në intervistën përballë kryebashkiakut Veliaj në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Por, nga u frymëzua hiti botëror që ngjiti majat e klasifikimeve muzikore botërore të kohës…

Erion Veliaj: Duhet të ketë qenë diçka e paharrueshme. Por, le t’i kthehemi pak këngës “The House Of The Rising Sun. Në atë periudhë ka pasur shumë përplasje civile, jo vetëm në Amerikë, por edhe në Britani, më pas erdhi lufta e Vietnamit… politika e ndikon për mirë apo për keq muzikën? Apo është e kundërta?

John Steel: Nuk e di! Ne na kanë identifikuar gjithmonë si ‘underdog’ sepse vinim nga familje të klasës punëtore nga verilindja e Anglisë. Prindërit tanë ishin ndërtues anijesh, punonin në minierat e qymyrit, pra bënin këto lloj punësh, dhe gjithmonë jemi identifikuar me këtë gjë, prandaj muzika jonë bazohet aty. Kënga u frymëzua pikërisht nga ideja për t’u larguar nga ai vend dhe fluturoi, u bë himn. U bë himn për Luftën e Vietnamit, por është himn edhe tani, kurdo që njerëzit lënë universitetin, ose shkollën, punën, dhe thonë: Duam të ikim që këtu!

Banda britanike do të performojë mbrëmjen e sotme në orën 20:00 te Amfiteatri i Tiranës. Bateristi i grupit dhe një nga themeluesit e “The Animals”, John Steel, i cili rikthehet në Tiranë pas më shumë se 4 vitesh, premton se koncerti i do të dhurojë emocione të paharrueshme për dashamirësit e rok-ut, ndaj mos e humbisni.

13c1b921-1e61-4ffb-8d0d-f09e47297ac4 e682b8f6-2541-4f6f-8f16-0a5744fe6964 d7745cd6-4859-4e5d-9908-57f877e84376 3ff19037-d075-407d-840a-d610b67f5b68

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura