Bashkëshorti nuk e ka gjithë vëmendjen e Xhemi Shehut në plazh, ja se kush po e ”konkuron”

2
SHPËRNDAJE
 

Prezantuesja simpatike, Xhemi Shehu, është fotografuar pak ditë më parë në plazhet e Jugut. Nënë e dy fëmijëve, siç e shihni edhe nga fotot Xhemi ka një fizik për t’u pasur zili. Super në formë dhe në një relaks total, Xhemi duket se i ka shfrytëzuar mirë këto kohë pushimi, para se të nisë sezoni i ri televiziv.

Shohim nga fotot që ajo ka bërë një zgjedhje interesante, ndërkohë që ka ndarë kohën e saj me bashkëshortin, por edhe me mikeshat. Mesa duket, Xhemi nuk i ka rezistuar tundimit të shoqërisë së vajzave ku ajo duket që ia kalon shumë mirë mes lojërave me letra dhe bisedave, të cilat dihet që mes vajzash janë mjaft interesante.xh1

Për sa i përket këtij sezoni televiziv, nuk dimë të ketë ndonjë risi për Xhemin. Ajo tashmë është pozicionuar mirë si një nga moderatoret e “Portokallisë”, përkrah Salsano Rrapit. Edhe pse çdo sezon televiziv hapen audicione jo vetëm për aktorë të rinj, por edhe për moderatorë, duket se askush nuk e konkurron këtë dyshe simpatike prezantuesish.xh2

Xhemi na ka habitur me dimensionin e saj si aktore humori, madje mjaft e zonja. Mikeshat gjithnjë ia kanë vënë në dukje këtë talent që ajo ka pasur, ku sensi i humorit ishte pjesa e saj e pandarë. Presim që ta rishohim në ekran moderatoren simpatike dhe mjaft të dashur për publikun./Panorama/xh3 xh4 xh5

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakZbardhet programi i qeverisë "Rama II", ulen taksat mbi pagat, ndihmë familjeve të reja
Artikulli tjetërBasha uron kryeministrin e ri të Kosovës: Do t'ia dilni sfidës së rëndësishme

2 KOMENTET

  1. O bo bo ca zhgarravine. Rroft patinimi i surratit qe i beni se per bukuri naturale….. Pu pu pu apo nuk i ke edhe dhembete artificial dhe dola artificiale fare

Comments are closed.