Basha takon Mogherinin në Rinas: Dua të ndaj me ju diçka… (BISEDA E PLOTE)

Apr 18, 2018 | 21:19
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua shkurtimisht në Rinas me zyrtaren e Lartë të Komisionit Europian, Federica Mogherini teksa ajo po linte Tiranën për të udhëtuar për në Shkup.

basha mogherini ne rinas

Takimi i tyre u zhvillua në sallën VIP të aeroportit për shkak të kohës së shkurtër të diplomates nga Italia dhe për faktin se kreu i PD-së, Basha sapo u kthye nga Berlini.

Panorama arriti të përkthejë një pjesë të bisedës mes Bashës dhe Mogherinit gjatë kohës që ajo po transmetohej live në facebook-un e Partisë Demokratike.

Basha: Është shumë e pazakontë…

Mogherini: Më vjen mirë që të takoj.

Basha: Shumë mirë, si jeni?

Mogherini: Mirë, faleminderit. Mendova se të paktën do të shkëmbeheshim bashkë. Më fal për vonesën, po takova kolegët tuaj…

Basha: Sot do udhëtoni për në Bruksel apo në Maqedoni?

Mogherini: Sot do të shkoj në Shkup dhe nesër në Podgoricë.

Basha: Shumë mirë.

Mogherini: Këtë here jam për të dhënë mesazhin për të katër vendet (i referohet vendeve të rajonit)

Basha: Është nje mesazh i nevojshëm. Sepse siç ju e dini ka pasur shumë spekulime fatkeqësisht. Gara e brendshme ështe dicka e mire, por nuk duhet te devijoje qëllimin.

Mogherini: Duhet te ndertohet nje konsensus…

Basha: Dua te ndaj me ju diçka…

Ndërpritet lidhja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura