Basha takon banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti: Verifikimi i ndërtesave të bëhet sa më shpejt. Qeveria për detyrë t’u vijë në ndihëm qytetarëve

Dec 5, 2019 | 20:00
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë edhe njëherë thirrje për vlerësimin sa më të shpejtë të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik që goditi vendin.

Nga Durrësi, ku takoi banorët e një pallati të dëmtuar, Basha tha ata kanë ditë të tëra që flenë në çadra apo makina, sepse vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar dhe ata ndjehen të pasigurt.

9ebfd0a0-2734-4706-9b21-7d0f4b2f5d02

“Qeverisja lokale dhe qendrore e ka për detyrë tu vijë në ndihmë dhe tu përgjigjet qytetarëve në çdo kohë, dhe tani më shumë se kurrë për  shkak të traumës që kanë kaluar nga tërmeti”, shkruan mes të tjerash Basha në facebook.

Postimi i plotë:

Në Durrës banorët kanë ditë të tëra që flenë me fëmijët në çadra ose makina sepse vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende dhe ndjehen të  pasigurt të kthehen në apartamente.

Ata u shprehën të shqetësuar se askush nuk është interesuar dhe se kur kanë kerkuar sqarime në bashki, nuk kanë gjetur përgjigje. Ankesa patën po kështu për mungesën e ndihmave në këto ditë të vështira për ta.

Qeverisja lokale dhe qendrore e ka për detyrë tu vijë në ndihmë dhe tu përgjigjet qytetarëve në çdo kohë, dhe tani më shumë se kurrë për  shkak të traumës që kanë kaluar nga tërmeti.

Vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa. Për këtë arsye qeveria duhet të angazhojë pa humbur kohë inxhinierët që janë të gatshëm të kontribojnë. Organizimi dhe autorizimi shtetëror i një kontigjenti prej 500 inxhinierësh të gatshëm të angazhohen, do të mundësonte përfundimin pa sorollatje të vlerësimit të çdo objekti të dëmtuar nga tërmeti, në mënyrë që qytetarëve t’u jepet qartësi dhe siguri.

f09d1f2b-de5f-438f-a8d5-b94701f4a8ef e784ace6-b43e-453d-927c-46bb2d6b602e e5db4a16-830e-4913-a897-96e9aad81887 dcbb7637-4d67-4eb3-b762-7f968629433b 64e2ffee-e0ba-4e24-a674-45b0ef5b086a 39f16214-e60c-474e-80a4-c9a5fcc11c6a 2dd2ff61-84a0-4690-b7b7-f92a42110372

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura