Basha-Ruçit: Mos i vë kazmën Parlamentit, zbato rregulloren ose…

Oct 12, 2017 | 10:18
SHPËRNDAJE

Kreu i opozites Lulzim Basha i ka kerkuar kreut te grupit parlamentar Gramoz Ruci te zbatoje rregulloren e Kuvendit e te mos i vere kazmen punimeve te Parlamentit si heren e shkuar.

“Po e ktheni nga absurd në qesharak, në tragjik. Parlamenti të votojë pro ose kundër kur rregullorja e përcakton…? Detyra jote është të zbatosh rregulloren, jo të amendosh rregulloren. Është fatkeqësi e madhe për vendin, këta burra e gra s’marrin mundimin të mendojnë, njësoj si para 30 vjetësh ngrenë dorën sa herë ja kërkon ti.
Ti s’mund ta ndryshosh rregulloren me votë, mësoje, nuk e këtë pushtet, zbato regulloren mos i vë kazmën punimeve të parlamentit, ndoshta e ke porosi si javën e kaluar se s’doni të përballeni, mos i vë kazmën parlamentit, zbato rregulloren, e ka të përcaktuar se si futen ligjet në Kuvend, s’je ti që e përcakton, nëse ke paqartësi mblidh ekspertët, shqyrtoje merr nje vendim, s’ekzistojne institucionet kot, që ti zëvendësosh ti.
S’dua që kjo seancë të perfundoje si herën e kaluar, por edhe për t’i vënë fre përpjekjes për të devijuar diskutimet e aktualitetit me këto truke nga seanca në seancë, ke detyrim të mbledhësh këshillin e rregullores nëse je i paqartë”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura