Basha reagon për rrahjen e biznesmenit libanez: Bandat e Ramës vendosin gjoba

Sep 10, 2016 | 21:04
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri, ditën e sotme në aksin rrugor të Rinasit.

basha deklarateSipas Bashës, janë bandat kriminale të kryeministrit Rama që shantazhojnë dhe i vendosin gjoba biznesit ditë për ditë.

STATUSI

Dhunimi mafioz sot ne mes te dites, ne aksin kombetar te Rinasit i investitorit te huaj ne nje prej projekteve me te medha turistike ne vend, qe sjell zhvillim e vende pune, eshte deshmia e gjalle e therese e sundimit te krimit e te bandave ne vend.

Krimit dhe bandave te Edi Rames qe e kane kthyer territorin ne parajsen e kanabisit, qe vendosin gjoba ndaj biznesit, qe jane mbi ligjin dhe kane mbeshtetjen e vazhdueshme qeveritare. Goditja mafioze e investitorit, kercenimi i tij me jete nese nuk largohet, eshte ngjarja me e rende qe mund te ndodhe per ekonomine e rendin, e megjithate Edi Rama ka heshtur, ka mbyllur syte, me nje qendrim njesoj kriminal.

Kjo deshmon qarte se eshte ne krah te krimit, te bandave, te mafias, dhe se ai vete qendron ne krye te kesaj piramide. Por kjo piramide e krimit do te bjere, duke nisur nga neser ne Diber. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura