Basha mesazh urimi kreut të ri të CDU: Presim të vijojmë punën së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE

Jan 16, 2021 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Armin Laschet në zgjedhjen e tij si kreu i ri i CDU-së në Gjermani.

lulzim basha

Në një mesazh urimi, Basha shprehet se pret që  të vijojë  punën për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE.

“I nderuar Armin Laschet urime për zgjedhjen tuaj si kryetar i CDU-së. Shumë suksese në drejtimin e simotrës tonë CDU drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe Partia Demokratike presim të vijojmë punojmë së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura