Basha: Më 8 dhjetor nisim përballjen pa kthim për largimin e kësaj qeverie

Nov 27, 2015 | 11:06
SHPËRNDAJE

Nga Vau i Dejës, Lulzim Basha ka apeluar edhe një herë që në 8 Dhjetor, ditë kur do të nisin edhe protestat opozitare, qytetarët të bashkohen për largimin e kësaj qeverie.

Kryetari i Partisë Demokratike në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetaret” u takua me banorë të fshatit Paçram, ku u njoh me shqetësimet e banorëve, që nga abuzimet me faturat e energjisë elektrike e deri tek pamundësia për të siguruar bukën e fëmijëve, bën të ditur njoftimi për shtyp.

basha-tregtaret

Banori: Shkova drejt e te KESH-i, më tha ti je gjobit more djalë se e ke konsumimin pak. Ça është ajo familje që konsumon kaq pak? Nuk kam energji, hajde verifikoni, por askush nuk na ka dëgjuar.

Banor: Me 30 mijë lek asistencë jam vetë i katërti. Pa punë, pa gjë në botë. 35 mijë lek aforfe muaj për muaj. Kur kam pa letrat në Shkodër, jo kaq. Po s’kam qenë unë në shtëpi, kush ka qenë ai që ka shkrujt emrin aty edhe më ka shku debia 5 milionë lekë. Jam detyru  kam thënë hajde këputi se unë nuk kam mundësi me apliku as me u marr me atë punë. Më mirë rri pa dritë e nuk mund të lë fëmijën pa ngrënë e pa pi.

Banore: Na s’kërkojmë mëshirë, kërkojmë vetëm të drejtat  tona. Asgjë s’kërkojmë prej askërkujt.

Banor: Gjatë fushatës elektorale u tha banorëve prodhoni duhan se do ta rregullojmë na. Edhe kur vjen puna shkon e kap një fakir aty me një a dy kile duhan se donë me i çu bukë fëmijëve në shpi. Ndërkohë që gjithë këta që merren me problemet e drogës ikun në drejtim të paditur. Nuk e kuptoj se si është kjo punë. Ky dhjetor është i vonum. Ne na ka ra thika në asht me kohë. Tashi e ka kalu ashtin.

Basha kishte vetëm  një përgjigje për të gjithë këta banorë: “Ta nisim me 8 dhjetor përballjen në Tiranë, një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja. Nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes. T’ia shkurtojmë kohën të keqes, t’ju japim edhe një herë  mundësi ju të zgjidhni me votën  tuaj qeverinë që meritoni”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura