Basha i jep “të dytët” e listave të PD-së Mediut, PR formon grup në Kuvend

Oct 4, 2017 | 9:07
SHPËRNDAJE

Partia Republikane do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend. Ndonëse në Parlament, republikanët përfaqsohen vetëm me kryetarin e tyre, Fatmir Mediut, një marrëveshje mes dy forcave kryesore të së djathtës në opozitë ka bërë që Basha t’i jap aleatit të tij plot 6 dpeutetë.

lulzim-basha-mediu1

Oriola Pampuri, Lindita Metaliaj, Nadire Meçorapaj, Fatbardha Kadiu, Isuf Çela dhe Hekura Hoxhalli janë 6 deputetët e PD-së që janë regjistruar si republikanë në parlament.

Lindita Metaliaj do të jetë nënkryetare e grupit parlamentar të PR, ndërkohë që Isuf Çela do të jetë sekretar i grupit. Në këtë mënyrë, Mediu do të marrë zyrën e tij në Parlament dhe do të jetë pjesëmarrës në Konferencën e Kryetarëve.

E veçantë e deputetëve që kanë kaluar me Partinë Republikane është fakti se 5 prej tyre kanë qenë të dytët në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

Oriola Pampuri ka qenë e dyta në Tiranë, Lindita Metaliaj në Lezhë, Nadire Meçorapaj në Vlorë, Fatbardha Kadiu në Durrës, Isuf Çela në Kukës, ndërkohë që Hekuran Hoxhalli ishte i treti në listën e PD-së në Korçë.

Kreu i grupit të PS-së, Tulant Balla e kundërshtoi në parlament krijimin e këtij grupi parlamentar duke deklaruar se çdo deputet duhet t’i qëndroi forcës politike për të cilën e kanë votuar, shkruan “Panorama”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura