Basha falenderon për herë të parë Ben Blushin, nuk harron edhe…

Jan 5, 2018 | 18:41
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike ka organizuar një pritje me njerëz të medias dhe politikës në kremtimin e 27 vjetorit të krijimit të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”.

Në fjalën e tij Basha falenderoi themeluesit dhe gazetarët e parë të cilët punuan për ngritjen e një gazete ndryshe nga shtypi i kohës.

Bahsa

“Dua ta nis me dy bashkë themeluesit kryetarin e parë të bordit botues dhe me kryeredaktorin e parë, Prec Zogaj dhe Frok Çupin. Po ashtu dhe një nga drejtuesit e parë Mitro Çela”, u shpreh Basha.

Po ashtu falënderoj edhe studentët gazetarë të cilët punuan vullnetarë, Blendi Fevziun, Ben Blushin, Armand Shkullakun e tj.

RD do të ketë përherë një vend të veçantë në historinë jo vetëm të PD0së por edhe të Shqipërisë. RD është nga të paktat media të lira. Është një ditë e reflektimit për lirinë e fjalës,” tha Basha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura