Banorët në rrugën e Kavajës përfitojnë nga Fondi i Komunitetit, vendosin ashensor në pallatin e vjetër

Jan 16, 2024 | 11:01
SHPËRNDAJE

Banorët e një tjetër pallati në Tiranë të ndërtuar para viteve ’90 kanë përfituar nga Fondi i Komunitetit i vendosur në dispozicion nga Bashkia e kryeqytetit.

Ashensoret-rruga kavajes-tirane

Pasi zgjodhën administratorin, banorët e pallatit 149 tek Rr. e Kavajës vendosën ashensorin e ri.

Ata kanë sot një ashensor, që ua lehtësuar jetesën, veçanërisht të moshuarve dhe nënave të reja.

Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në Bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë ku gjysma e shpenzimeve paguhej nga vet banorët ndërsa gjysma tjetër nga bashkia.

Nëpërmjet Fondit të Komunitetit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës.

Ashensoret

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura