‘Banda e Rilindjes po vështirëson jetesën e shqiptarëve’/Meta: Ndëshkimin do e marrë në 14 maj me votë, mos të mashtrojë para zgjedhjeve

Mar 30, 2023 | 15:20
SHPËRNDAJE

Kreu i PL, Ilir Meta në ‘Facebook’ shkruan se përgjegjës për situatën ekonomike në vend përgjegjës kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.

Capture

Meta shprehet se ‘banda e Rilindjes’ po lë të pambrojtur qytetarët e vendit përballë kostove të jetesës, pasi çmimet po rriten në mënyrë drastike ndërsa rrogat mbeten të pandryshuara.

Sakaq shton se Rama po i jep premtime boshe shqiptarëve në prag zgjedhjesh, duke shkelur Kodin Zgjedhor.

Postimi i plotë:

Edi Rama dhe Banda e Rilindjes janë përgjegjësit kryesorë të gjendjes së vështirë ekonomike që po përballen familjet shqiptare sot. Shqiptarët u lanë të pambrojtur nga shtrenjtimi i kostove të jetesës.

Ndërsa çmimet u rritën drastikisht, rrogat dhe pensionet mbetën të pandryshuara nga kjo qeveri, që vetëm interesin e qytetarëve nuk ka mbrojtur ndonjëherë.

Tani Edi Rama rishfaqet me mashtrimet dhe premtimet boshe në prag të zgjedhjeve, duke shkelur Kodin zgjedhor, sepse ai është i dëshpëruar nga gjykimi dhe ndëshkimi me votë që e pret më 14 Maj.

Bashkë?Fitojmë!✌️??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura