Balluku takon Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë: Diskutuam për projekte të reja të përbashkëta

Sep 25, 2021 | 14:05
SHPËRNDAJE

Balluku sekretari Energjia1Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë qëndrimit në Poloni në kuadër të Ministerialit të Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës, zhvilloi një takim me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku bën të ditur se diskutoi me Sekretaren Granholm mbi progresin e Shqipërisë në drejtim të reformimit qoftë në sektorin energjetik, ashtu dhe në drejtësi apo për përmirësimin e klimës së biznesit.

Rikonfirmuam angazhimin e ndërsjelltë për bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar, shkraun Balluku referuar takimit me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, si dhe shqyrtuam mundësitë për projekte të reja të përbashkëta.

“E nderuar të zhvilloja një takim të gjatë dhe konstruktiv me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë, Jennifer Granholm, ku diskutuam gjerësisht mbi progresin e Shqipërisë në drejtim të reformimit qoftë në sektorin energjetik, ashtu dhe në drejtësi apo për përmirësimin e klimës së biznesit. Rikonfirmuam angazhimin e ndërsjelltë për bashkëpunim të ngushtë dhe të koordinuar, si dhe shqyrtuam mundësitë për projekte të reja të përbashkëta dhe në sektorë energjetik avantgardë”, nënvizoi Minstrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ministeriali i Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës (P-TECC) i zhvilluar në Poloni u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë. Nisma P-TECC u krijua si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore për sigurinë e energjisë dhe kalimin në ekonomi të pastra, neutrale ndaj karbonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura