Balla me studentë shqiptarë në Londër: Janë ‘ambasadorë’ të vërtetë të Shqipërisë në univeristetet më të mira të kryeqytetit anglez

Nov 13, 2021 | 14:30
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Londër për të marrë pjesë në Konferencën mbi 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

balla ne londer

Balla para nisjes së konferencës është takuar me disa studentë shqiptarë të cilët studiojnë në Londër.

Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se studentët janë ‘ambasadorë’ të vërtetë të Shqipërisë në univeristetet më të mira të kryeqytetit anglez.

Studentët i kërkuan ambasadës shqiptare në Angli që ti ftojë studentët në mjediset e ambasadës dhe të krijohet një network midis të gjithë profesionistëve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Londër? Përpara fjalës time në Konferencën mbi 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ?????, shumë krenar të takoj katër “ambasadorë” të vërtetë të Shqipërisë në univeristetet më të mira të kryeqytetit anglez: Dorela Lazaj, Bledar Shehu Hekuran H. Budani, Aurora Baba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura