Balla: Edmond Begon e kam njohur në fund të 2014-ës, Salianji nxjerr dokumentet: Gënjen

Oct 17, 2018 | 23:15
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” se Edmond Begon, i cili rezulton i dënuar më parë në Itali për trafik droge, ia kishin prezantuar zyrtarë të lartë të Komunitetit Mysliman në fund të vitit 2014. Pas kësaj deklarate, ka reaguar deputeti demokrat Salianji, i cili nxjerr dokumente të sistemit TIMS dhe shprehet se ka udhëtuar që në vitin 2013 me Begon.

balla-2-933x445

“E njoh. Sot për herë të parë në emisionin tënd do të them rrethanat në të cilat e njoha. Zotëria në fjalë më është prezantuar nga disa prej zyrtarëve më të lartë të Komunitetit Mysliman dhe zotëria në fjalë si sipërmarrës në vitin 2015, kur e kam njohur për herë të parë, fundi i 2014 dhe fillimi i 2015 në mos gaboj, ka kontribuuar në një prej xhamive të zonës sime elektorale për të cilën i jam shumë mirënjohës. E kam falenderuar dhe prej atij momenti e kam njohur… Sepse edhe unë edhe ti kemi pirë kafe në lokalin e atij personi, tek lokali përballë Venecias dhe sigurisht që e njoh”, tha Balla.

Por, në një postim në rrjetet sociale, deputeti demokrat Ervin Salianji e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke thënë se Balla dhe Bego kanë udhëtuar bashkë që prej vitit 2013.

49-vjeçari Edmond Bego, i dënuar në Itali për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale u vu në fokusin e akuzave të opozitës pas ndalimit të tij disa ditor nga autoritetet greke të Igumenicës kur po kthehej nga pushimet me familjen në Korfuz.

Partia Demokratike ka vënë nën akuzë Kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist, si mbështetës politik i Begos, duke deklaruar se kompania e tij ka fituar një sërë tenderësh të dyshimta në zonën elektorale të Taulant Ballës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura