Balla dhe Rama e konfirmojnë: Kemi nisur procedurat për shkarkimin e Klement Zgurit, fshehu…

1
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama kane bere me dije se qe sot kane nisur procedurat per shkarkimin e kryetarit te KQZ Klement Zguri, pasi sipas Balles ka fshehur dhe arkivuar pa e shqyrtuar dosjen e prokurorise qe flet per denimin ne Itali te kryebashkiakut demokrat te Mallakastres.

balla

“Që një i zgjedhur që përsëri është i propozuar nga PD, merret në mbrojtje edhe institucioni që ka për detyrë të marrë vendime për gjetjen e zbatimit te ligjit te dekriminalizimi…jemi njohur me një procedurë tërësisht joligjore që ka në të bëjë me veprimet e kryetarit të KQZ Klement Zguri. Dosja e Prokurorise italiane konfirmon se Agron Faslli Kapllanaj me funksion kryetar i bashkisë Mallakastër eshte denuar me 2 vjet burg per vjedhje. Kryetari i KQZ vendosi të fshehë e të arkivojë vendimin e prokurorisë së përgjithshme, me bindje, me dashje, me urdhra politikë nuk e shqyrtoi brenda 10 ditëshit.

Grupi parlamentar i PS e ka ndjekur këtë procedurë në rrugë ligjore, kjo cësthje i ka kaluar KQZ por duke konstatuar që në zyrtar i lartë i KQZ shkel zbatimin e ligjit të dekriminalizimit jemi të detyruar të kërkojmë shkarkimin e kryetarit të KQZ.

Do fillojmë që sot procedurat për shkarkimin e kryetarit Klement Zguri”, tha Balla.

Zguri mori detyrën në bazë të marrëveshjes politike Rama-Basha më 18 Maj, që i hapi rrugë futjes së opozitës në zgjedhjet e përgjitshme.

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPutin: Marrëdhëniet Rusi-Turqi i janë kthyer normales
Artikulli tjetërPanuçi: Ishte ndeshje e vërtetë, nuk lejoj asnjë futbollist të…

1 KOMENT

PËRGJIGJU