Axhenda e Champions-it/ Fillon më 14 shtator, finalja luhet në Rusi

Aug 27, 2021 | 10:44
SHPËRNDAJE

Champions League për sezonin e ri do të nisë më datën 14 shtator, ku në këtë datë dhe në atë pasardhësen do të luhen sfidat e para të vlefshme për fazën e grupeve.

uefa-champions.league-21-22-logo (2)

Për disa javë me radhë do të vazhdojnë të luhen sfidat deri më 7-8 dhjetor, ku do të jenë mësuar të gjitha ekipet e kualifikuara për në raundin e ardhshëm.

Ndeshjet e fazës së ardhshme luhen më 15-16 dhe 22-23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në Mars. Finalja e madhe e këtij edicioni do të luhet më 28 maj në stadiumin e Shën Petersburgut “Krestovski Stadium”. Pretendentët do të jenë të shumtë, por sigurisht që do të ketë edhe surpriza të mëdha gjatë rrugëtimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura