Autobusi me turistë bie në humnerë, dhjetëra të plagosur (foto)

Aug 20, 2017 | 21:51
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Aksidenti ka ndodhur në Veles të Maqedonisë tek vendi i quajtur “Kulla” dhe sipas “Lajmpress” kërkohet ndihmë urgjente.
IMG_3410-696x522

Nga aksidenti janë plagosur 20 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në spitalin 8 shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në aksin rrugor Veles-Katllanovë. Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura