Aurela Gaçe dhe vajza e saj Abi i bëjnë diss Stresit dhe Eli Farës, ja çfarë bëjnë pas orës 12 të natës

Dec 12, 2019 | 13:26
SHPËRNDAJE

Aurela Gaçe dhe vajza e saj e vogël Abigail “i kanë shpallur luftë” Eli Farës dhe Stresit.

Diva e muzikës shqiptare dhe vogëlushja e saj i kanë bërë diss Eli dhe Stresit duke kënduar këngën e tyre “Bohem” pas orës 12 të natës.

Abigail me zërin e saj fëminor këndon këngën e shoqes së mamit të saj, Elit.

Video është publikuar nga mediat sociale nga vetë Aurela.

Ndërsa i bën thirrje Eli Farës se së shpejti mund të ketë duet me Abigail.

“Hajde shpirtiii .. . Ne te dyja kemi orarin e kenges mbas ores 12 te nates. Edhe me kete rast, kendojme edhe kengen e shoqes se mamit. Eli Fara edhe pak, duet. Po te la Stresi. Jam e jam e jam si bohem,”-shkroi Gaçe në postimin e saj.

“Bohem” është bashkëpunimi mes Eli Farës dhe Stresit që konkurrojnë në Festivalin e RTSH-së për të shkuar drejt Eurovizion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura